Mbërrin aplikacioni ueb i Threads

August 25, 2023
1 minut lexim

Versioni i shumëpritur ueb i aplikacioni Threads ka mbërritur më në fund. Pasi njoftoi se konkurrenti Twitter do të jetë i aksesueshëm nga shfletuesit në fillim të javës, lançimi i Meta tashmë ka nisur.

Shefi i Instagram Adam Mosseri konfirmoi ditën e Enjte se përditësimi është live për të gjithë përdoruesit.

Deri më sot përdoruesit e Threads janë ankuar për mungesën e një versioni ueb. edhe pse ishte e mundur që të navigoni në një profil specifik përdoruesi, njerëzit nuk mund të shfletonin kohështrirjet, të postonin, replikoni ose të kyçen në llogaritë e tyre nga shfletuesi.

Aplikacioni ka shikuar një rënie të ndjeshme të përdorimi pas debutimit dhe shumica e kanë konsideruar mungesën e një versioni në ueb si një prej shkaqeve.

Tashmë që versioni ueb është bërë i disponueshëm mbetet për tu parë cili do të jetë funksionaliteti i radhës i munguar që do të vijë.

Përdoruesit janë ankuar për pamundësinë për të kërkuar përmbajtje dhe për të përdorur hashtage. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Hyn në fuqi ligji që e bën shpifjen vepër penale në Republikën Sërpska

Story i radhës

Kanadaja emëron ambasadorin e ri në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë