Mbërrijnë votat e diasporës, zarfe nga Australia, Afganistani, Panamaja, Tajlanda dhe Singapori

April 27, 2025
1 minut lexim

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë mbërritur deri tani (e shtunë, pasdite) 55 761 vota nga diaspora, të cilat përbëjnë 22 % të totalit të atyre që janë regjistruar për votën nga jashtë vendit.

Gati 80 % e zgjedhësve kanë marrë në dorë zarfet zgjedhore (245,935 zarfe të dërguara dhe 193,823 zarfe të marra nga zgjedhësit).
Votat e ardhura deri më tani, janë më së shumti të qarqeve Durrës (11 457 zarfe) dhe Tiranë (10 521 zarfe).

Votat kanë ardhur nga 64 vende të ndryshme të botës, ndërkohë që zarfet e dorëzuara në diasporë përfshijnë 85 shtete.

Diaspora që ka sjellë më shumë vota deri më tani, është ajo e Italisë, me 29 607 pako zgjedhore, e ndjekur nga Gjermania me 7 796 vota të sjella, Anglia me 4 321 zarfe, Amerika me 4 189 vota dhe Greqia, për shkak të problemeve, deri tani ka sjellë vetëm 3 834 vota, nga një total i pritshëm prej 68 mijë votash.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Izet Mexhiti takim me strukturat e partisë në Gostivar

Story i radhës

Haradinaj: Dënimi në Hagë ishte ‘puro politik’, ankesa ime për këtë gjykatë u pranua në Strasburg

Të fundit nga

​Sonte finalja e Ligës së Konferencës

Finalja e Ligës së Konferencës UEFA 2025 zhvillohet sot, në orën 21:00 sipas kohës në “Stadion Wrocłaë” (i njohur gjithashtu si Tarczyński Arena) në qytetin Ërocłaë të Polonisë . Kjo është finalja
sqmken
ShkoLartë