mbappe pergatitet per el clasico n 68fb9d96b3ff9

Mbappe përgatitet për ‘El Clásico’-n

October 24, 2025
1 minut lexim

Pas një sezoni të parë me shije të përzier te Real Madridi, Kylian Mbappé është gati për të treguar versionin e tij më të pjekur në “El Clásico”-n e së dielës.

Sulmuesi francez e mbylli sezonin e kaluar me 44 gola dhe “Këpucën e Artë”, por pa arritur objektivat madhorë, përveç Superkupës së Europës dhe Kupës Ndërkontinentale.

Një nga momentet më të vështira për të mbetet ndeshja e 26 tetorit 2024 në “Santiago Bernabéu”, ku Reali u mund 0-4 nga Barcelona e Hansi Flick.

Në atë përballje, Mbappé u neutralizua plotësisht nga taktika e trajnerit gjerman, duke rënë tetë herë në kurthin e ofsajdit dhe duke pasur dy gola të anuluar, njëri prej tyre për disa centimetra. Një mësim i ashpër, por i vlefshëm për të kuptuar më mirë rolin e një qendërsulmuesi modern.

Tashmë, situata është krejt ndryshe. Me 15 gola në 12 ndeshje nën drejtimin e Xabi Alonsos, Mbappé është bërë pjesë qendrore e sistemit të ri të Realit. Edhe pse nuk shënoi ndaj Juventusit, ai krijoi shumë raste dhe vetëm pritjet e jashtëzakonshme të portierit Di Gregorio e ndaluan të lërë gjurmë në rezultat. Sezoni i kaluar i shërbeu për të përmirësuar raportin me Barcelonën, kundër së cilës realizoi pesë gola në Superkupë, Kupë dhe La Liga.

Një nga aspektet ku francezi ka punuar më shumë është shmangia e kurthit të ‘ofsajdit’. Pas dy golave të anuluar në fillim të sezonit ndaj Mallorca-s, Mbappe ka qenë shumë më i kujdesshëm: në nëntë ndeshjet e fundit është kapur vetëm shtatë herë në ‘ofsajd’, një tregues i qartë i përmirësimit në leximin e mbrojtjeve të larta si ajo e Barcelonës.

Trajneri Xabi Alonso është i qetë: “Nuk më shqetëson që nuk ka shënuar.

Ai krijon raste dhe ofsajdet janë pjesë që mund të përmirësohen me punë.”

Tani Mbappé është gati të përballet sërish me Barcelonën, më i përqendruar, më i pjekur dhe i vendosur të mos bjerë më në grackat që e ndëshkuan një vit më parë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjykata kushtetuese deklaron mbarimin e mandatit te sonila bejtjas njoftohen presidenti dhe kuvendi 68fb9d372eb4d
Lajmi i mëparshëm

Gjykata Kushtetuese deklaron mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njoftohen Presidenti dhe Kuvendi

osmani zhvillon takime me perfaqesues gjermane per bashkepunim dypalesh 68fb9da6997ee
Lajmi i radhës

Osmani zhvillon takime me përfaqësues gjermanë për bashkëpunim dypalësh

Të fundit nga

A u mashtrua nga menaxheri? Flet Nora Istrefi

Gjatë ditës së djeshme kanë qarkulluar në disa media raportime lidhur me një koncert të Nora Istrefit të planifikuar në Chicago, ku janë ngritur pikëpyetje rreth organizimit të tij dhe disa pagesave të
ShkoLartë