mbahet protesta ne beograd 67df194481034

Mbahet protesta në Beograd

March 22, 2025
1 minut lexim

Organizata joformale e shkollave të mesme të Beogradit, PULS ka organizuar sonte një protestë në kryeqytetin e Serbisë.

Protesta filloi me 17 minuta heshtjeje, duke nderuar viktimat e shembjes së tendës së stacionit hekurudhor më 1 nëntor 2024 në Novi Sad dhe viktimave nga zjarri më 16 mars në Koçan tëMaqedonisë së Veriut.

Duke bërë homazhe për viktimat, pjesëmarrësit e tubimit mbajtën dritat e telefonave ndezur. Përfaqësuesit e kësaj organizate joformale në tubimin në “London” erdhën nga Terazia e Sllavia, Ministria e Arsimit dhe Gjykata Kushtetuese, raportojnë mediat serbe.

Protesta vjen pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot për Washington Examiner, se protestuesit më 15 mars në Beograd “shkatërruan 186 traktorë”, e të cilët në fakt regjimi i tij i kishte sjellë për të penguar zhvillimin e protestës,.

“E vetmja përleshje e madhe që ata bënë ishte mes tyre, askush nuk iu përgjigj, nuk donim të arrestonim njeri. Në fund na u desh të arrestonim 44 persona. 13 prej tyre u arrestuan për shkak se ishin të dehur apo nxitnin dhunë”, theksoi presidenti serb.

Protestat në Serbi kanë shpërthyer pasi më 1 nëntor 2024 u shemb një tendë e strehës hekurudhore në Novi Sad, si pasojë e së cilës 15 persona humbën jetën dhe disa të tjerë u lënduan. Në protestën e madhe më 15 mars në Beograd ndaj protestuesve u përdor topi akustik që shkaktoi largimin e tyre nga rrugët.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

juventusi e enderron ta kete zidane trajner 67df15bec8ccd
Story i mëparshëm

Juventusi e ëndërron ta ketë Zidane trajner

nga uje i pijshem ne deponi mbeturinash lumenjte e gjakoves ne rrezik 67df19f7544c3
Story i radhës

Nga ujë i pijshëm në deponi mbeturinash, lumenjtë e Gjakovës në rrezik

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë