nga uje i pijshem ne deponi mbeturinash lumenjte e gjakoves ne rrezik 67df19f7544c3

Nga ujë i pijshëm në deponi mbeturinash, lumenjtë e Gjakovës në rrezik

March 22, 2025
1 minut lexim

Shtrati i lumit Erenik dhe ai i lumit Trrava janë në gjendje të mjerueshme për shkak të mbeturinave dhe pakujdesisë së banorëve. Banorët dhe autoritetet kërkojnë ndërhyrje urgjente për të ndalur degradimin e mjedisit.

Shtrati i Erenikut është në gjendjen e mjerueshme. Ky lum që përshkon rreth 30 fshatra të Rekës së Keqe, e në të cilin dikur, përveç tjerash, banorët laheshin  gjithmonë gjatë verës. Madje Demë Sadiku nga Nivokazi thotë se uji i Erenikut pihej lirisht.

 “Vërtet ma merr mendja që kishte me qenë mirë edhe dora e qeverisë direkt me intervenu sepse janë hapësira kaq të mëdha sepse këtu është dëm i konsiderueshëm dëm i pariparueshëm”, tha Demë Sadiku, banor nga Nivokazi

Edhe gjendja e lumit Trrava, që përshkon disa fshatra të Komunës së Gjakovës, nuk është aspak më e mirë. Mbeturina nga më të ndryshmet janë hedhur përgjatë gjithë shtratit, duke bërë që ndotja e ambientit në këtë lokalitet të marrë përmasa shqetësuese.

 “Tash nuk ka kurrfarë komenti po e shihni edhe ju vet në çfarë gjendje është lumi Trrava, me mbeturina të ndryshme, me kanalizime me çdo gjë, kjo është një tmerr, një pakujdesi e popullatës shumë e madhe. Ju kisha ba lutje mos me u përsërit kjo gjendje me u vetëdijesu vjen Çabrati e ta merr bërllogun në derë të shpisë”, tha Brahim  Bajrami.

Zyrtarët e ndërmarrjes për pastrim “Çabrati” thonë se edhe pse janë pastruar Ereniku e të tjerët, gjendja po përsëritet nga pakujdesia e banorëve.

 “Këta banorë të këtyre fshatrave ose të pjesëve të qytetit ose në dalje të qytetit përderisa e kanë shërbimin nuk kanë arsye me hudhë mbeturina vend e pavend, përderisa ka shporta të mbeturinave kemi shërbim të rregullt atëherë është e panevojshme me na kriju këso situata”, tha Behar Ferizi, kryeshef ekzekutiv i NP “Cabrati”

Zyrtarët e Inspeksionit komunal në Gjakovë thanë se vazhdimisht po ndërmerren masat ndëshkimore kundër keqbërëseve që po e degradojnë ambientin.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

mbahet protesta ne beograd 67df194481034
Story i mëparshëm

Mbahet protesta në Beograd

pse kim dhe femijet e saj jane te tmerruar per gjendjen mendore te kanye west 67df1b2f285c3
Story i radhës

Pse Kim dhe fëmijët e saj janë ‘të tmerruar’ për gjendjen mendore të Kanye West?

Të fundit nga

Dramë, festë dhe dëshpërim në Korçë!

Korça ishte përgatitur sot për festë, por ka përjetuar një dramë, pasi është mundur në shtëpi nga Bylisi dhe ky rezultat ka shënuar rënien nga kategoria të skuadrës së drejtuar nga Ernest
ShkoLartë