Mbahet programi “252 hatme” në xhaminë Ajasofja për dëshmorët e 15 Korrikut

July 15, 2023
1 minut lexim

Në kuadër të “15 korrikut, Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar” në Xhaminë e Madhe Ajasofja (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi) në Istanbul u mbajt programi “252 hatme”, raporton Anadolu.

Në programin e zhvilluar në bashkëpunim nga prefektura e Istanbulit dhe Drejtorisë Rajonale 1 të Fondacioneve të Istanbulit, u përkujtuan 252 dëshmorët që humbën jetën në përpjekjen e FETO-s për grusht shteti më 15 korrik 2016.

Po ashtu në programin ku lutjet u drejtuan nga myftiu i Istanbulit, Safi Arpaguş morën pjesë guvernatori i Istanbulit, Davut Gül, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Istanbulit, Zafer Aktaş, zyrtarë ushtarakë, drejtori i Kulturës dhe Turizmit të qytetit, Coşkun Yılmaz, kreu i shoqatës “15 Korriku”, İsmail Hakkı Turunç dhe shumë persona të tjerë.

Në anën tjetër programe të hatmes për dëshmorët e 15 korrikut janë organizuar edhe në xhamitë Fatih, xhaminë Yeni dhe Eyüpsultan, ndërsa para namazit të drekës nga Kryesia e Çështjeve Fetare Diyanet për dëshmorët janë lexuar pjesë nga Kurani në të gjitha xhamitë.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Suksesi në punë: Si ta arrini atë?

Story i radhës

Alternativa: T’i mirëpresim mërgimtarët, të punohet të dielave dhe gjatë festave

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë