Miqtë e ngushtë dhe familja u mblodhën në shtëpinë e ish-kryeministrit të ndjerë dhe liderit të partisë politike “Forza Italia” Silvio Berlusconi të mërkurën për një meshë private një muaj pas vdekjes së tij.
Vajza e madhe e Berlusconit, Marina, miku i tij i ngushtë Marcello Dell’Utri, si dhe Antonio Galliani, Fedele Confalonieri ishin ndër ata që morën pjesë në shërbimin në kishën në Villa San Martino, raportoi ANSA.
Ish-kryeministri Berlusconi vdiq në një spital të Milanos më 12 qershor në moshën 86-vjeçare.
Ai ishte ripranuar në spitalin San Raffaele për analiza pasi kaloi 45 ditë atje për trajtim për një infeksion të mushkërive që lidhej me leuçeminë e tij kronike të pazbuluar, duke përfshirë 16 ditë në kujdes intensiv.
Burimi: GAZETA.MK