Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po vazhdon me shënimin e aktiviteteve në kuadër të “Javës Evropiane të Sportit”, fushatë të cilës i është bashkuar edhe Komitetit Olimpik i Kosovës.
Me këtë rast KOK-u ka organizuar “Forumin e Sportit”, në të cilën në formë të paneleve po diskutohet për menyrat se si mund të bëhet masovizimi i sportit në Kosovë si rrugë për altivizimin e të rinjëve në sport.
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, në hapje të këtij forumi tha se përmes këtyre aktiviteteve, KOK-u synon masovizimin e sportit me theks të veçantë tek fëmijët si rrugë për t”i larguar ata nga telefonat dhe rrugët e këqija.
Ai ka kërkuar nga të pranishmit në këtë forum që të japin ide të reja për menyrën se si mund të arrihet ky qëllim dhe që efekti i tij të jetë sa më i madh në vend.
Krasniqi: Të punojmë që të rinjtë të merren me aktivitete sportive
“Komitetit Olimpik i Kosovës përmes aktiviteteve të ndryshme për edukimin olimpik ka për qëllim që ta masovizojë sportin në vend dhe me theks të veçantë tek fëmijët të cilët synojmë që sa më shumë t’i përfshijmë në aktivitetet sportive, klubet dhe shkollave sportive si mënyrë e drejtë për t’i larguar nga telefonat dhe rrugët e këqij. Në këtë drejtim edhe konferenca do të shërbejë për gjetjen e formave dhe ideve se si bashkarisht mund të ndikojmë në joshjen e fëmijëve por edhe të tjerëve në aktivitete sportive….Iu ftojë të gjithë juve që të jepni rekomandime dhe ide që kjo konferencë të jetë sa më produktive.”, tha Krasniqi.
Ndërsa, Ibër Alaj, kordinator nacional i javës evropiane të sportit dhe drejtor i departamentit të sportit në Ministrië e Kulturës, Rinisë dhe Sportit theksoi se përmes fushatës “beactive” kjo ministri po synon që të motivoj të rinjëy të merten me sport sepse, sipas tij, viteve të fundit po rritet numri i të rinjve me obezitet, gjë që po vie për shkak të mosaktivitetit të të rinjve në sport.
Ai shtoi se pjesë shumë e rëndësishme e “Javës Evropiane të Sportit” janë edhe personat me nevoja veçanta si dhe edukimi sportiv në shkolla që fëmijët të jenë aplikues të sportit në mënyrë që ata të jenë aktiv gjatë gjithë jetës dhe pse jo të bëhen edhe sportistë elitarë në të ardhmen.
Alaj: Mos aktiviteti në sport po sjellë obezitet tek të rinjtë
“Bazuar në statistikat e fundit në Evropë po edhe në shtetet ku ne bashkëveprojmë në Kosovë, ka një obezitet dhe një rënie të pjesëmarrjes me aktivitete sportive andaj vlerësohet që përmes programi “Beactive” të stimulohen apo të nxiten personat të ndryshëm, të kategorive të ndryshme në mënyrë që të merren me sport dhe të jetojnë një stil të ri të jetë i cili ka të bëjë me shëndetin dhe të jetuarit. Prandaj, është me rëndësi që përmes mesazheve dhe përmes aktiviteteve që organizohen qoftë si komunitet sportiv por edhe si organizata sportive të ndikojmë që ta promovojmë sportin si vlerë e cila ndikon në shëndetin e njeriut por në të njëjtën kohë edhe e bënë popullatën e shëndetshme që është mision edhe i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport.”, tha Alaj.
Diskutimi rreth këtyre çështjeve u organizuar në dy panele të ndara për diskutim të dy temave.
Tema e parë ishte “Ndikimi i Javës Evropiane të Sportit në Kosovë për gjatë viteve”, kurse tema e dytë ishte “Përfshira, motivimi, vullnetarizmi tek të rinjtë në aktivitete sportive.
Pjesëmarrësit në panel ishin nga federata të ndrysmë sportive, si ajo e basketbollit, mundjes, karatesë, e po ashtu kishte edhe trajner dhe sportistë nga fusha të ndryshme që kërkuan angazhim edhe më të madh që sporti të jetë sa më afër të rinjëve, sidomos në shkolla.
Sekretari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besimi Aliti, tha se marrja me sport edhe në aktivitet të lirë është shumë e rëndësishme për aspektin shëndetësorë të çdo njeriu.
Aliti: Masovizimi është i rëndësishme edhe në aspektin profesional
“Masovizimi është i rëndësishme edhe për aspektin profesional të sportit por edhe për aspektin rekreativ, pra sportin për të gjithë. Kur flasim për aspektin profesional, sipas kategorizimit që e bënë Komiteti Olimpik i Kosovës në mënyrë të organizuar në Kosovë janë aktiv rreth 50 mijë sportistë, kjo i bie rreth 2.5 përqind të popullatës totale të implikuar në sport, pra kjo është pjesë organizative, pra pjesë e klubeve dhe federatave. Ne për momentin nuk kemi një statistikë se cili është numri i popullsisë i cili bënë aktivitet sportiv në mënyrë të lirë dhe që bënë një aktivitet për shëndetin për dimenzionin psikologjik.”, tha Aliti.
Një mesazh që të gjithë të rinjë të merren me sport e ka dhnë atletja Gresa Bakrraqi e cila ka thënë se të rinjë e Kosovës janë shumë me fat pas sot kushte për t’u marrë me sport janë shumë më të mira se sa disa vite më parë.
Bakrraqi: Gjenerata e re është me fat për kushtet në të cilat mund të punojnë
“Thjeshtë e kam parë që energjinë që unë e kam, energjinë pozitivë që e shfaqi është përmes sportit. Pra është diçka që të sjellë dhe gjatë gjithë kohës je shumë mirë me veten. Nëse unë e kisha pasur vetëm një dëshirë të vetme sot , as nuk kisha kërkuar të jem kampione e botës, as milionere, thjeshtë kisha kërkuar që në këtë kohë, në 2022-tën të jem 10 vjeçare edhe të punojë shumë dhe pjesën e kampiones do ta arrija vet. Do të thotë kisha punuar gjatë gjithë kohës thjeshtë për t’i arritur objektivat që i kam pasur. Kështu që gjenerata e re jeni shumë me fat për shkak se puna përnime shpërblehet, thjeshte duhet të keni durim”, tha Bakrraqi.
“Java Evropiane e Sportit” ka nisur me 23 shtator dhe do të përfundoj me 30 shtator.
Në “Forumin për Sportin” po marrin pjesë përfaqësues të MKRS-së, të KOK-ut, kryetarë të federatave sportive dhe sportistë të fushave të ndryshme.