Mazreku: Janë mbi 250 mijë vetura që vijnë nga diaspora

August 20, 2023
1 minut lexim

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku, në RTK, tha se që nga fillimi i implementimi të vendosjes së stikersave në vetura, ka një ulje drastike të numrit të veturave të paregjistruara dhe pa siguruara në Kosovë.

Po ashtu në rënien e numrit të veturave të pasiguruara dhe paregjistruara kanë ndikuar edhe pajisjet digjitale të përdorura nga ana e Policisë. Implementimi i detektimit të veturave të paregjistruara, sipas drejtori të BKS-së, Sami Mazreku ndikon shumë që të rritet edhe siguria në trafik. Mazreku ka falënderuar Gazmend Hoxhën, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës për bashkëpunim.

“Pra qëllimi ka qenë që edhe t’i lehtësojmë procedurat edhe t’i heqim barrierat dhe në anën tjetër ne si industri e sigurimeve të lehtësojmë procedurat dhe të mos kemi në trafik vetura të paregjistruara. Stikersat kanë qenë njëfarë ombrelle dhe përfundimi i asaj që ka qenë një hap i fundit që ne t’i ndihmojmë Policisë që këto vetura t’i detektojë dhe t’i dallojë në trafik”, tha Mazreku.

Drejtori i BKS-së, ka folur edhe për diasporën, e cila në muajt e verës vjen në Kosovë dhe çështjen e sigurimit kufitar. Ai tha se janë mbi 250 mijë vetura që vijnë nga diaspora.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovaçevski: Kemi 73 deputetë, procesi i ndryshimeve kushtetuese sapo filloi

Story i radhës

U përfol se i dhanë fund lidhjes, Sarah dhe PM hedhin poshtë zërat e fansave me veprimin e fundit

Të fundit nga

ShkoLartë