mauritania shpeton 134 emigrante ne det po udhetonin drejt ishujve kanarie 6ae7b94624513

Mauritania shpëton 134 emigrantë në det, po udhëtonin drejt Ishujve Kanarie

November 2, 2026
1 minut lexim

Marina ushtarake e Mauritanisë ka ndërhyrë të shtunën për të shpëtuar një varkë me 134 emigrantë, të cilët udhëtonin drejt Ishujve Kanarie, në një prej rrugëve më të rrezikshme të migracionit drejt Evropës.

Sipas njoftimit të ushtrisë mauritaneze, në bord ndodheshin 118 burra, 14 gra dhe dy fëmijë, me kombësi të ndryshme. Operacioni i shpëtimit u zhvillua në kanalin detar pranë portit të Nuadhibusë, në veri të vendit.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të personave të shpëtuar.

Në deklaratën e saj, ushtria bëri të ditur se operacioni ishte pjesë e përpjekjeve për të shpëtuar jetë njerëzish në det, për të luftuar emigracionin e paligjshëm dhe për të goditur rrjetet e trafikimit të emigrantëve.

Rruga e rrezikshme drejt Evropës
Prej vitesh, mijëra emigrantë afrikanë, kryesisht të rinj, përpiqen të përshkojnë Oqeanin Atlantik me mjete lundruese të mbingarkuara dhe shpesh në gjendje të amortizuar, me synimin për të mbërritur në Evropë përmes Ishujve Kanarie.

Shumë prej emigrantëve që nisen nga brigjet e Afrikës Perëndimore vijnë nga Senegali, Gambia, Guinea dhe Mali.

Vetëm gjatë muajve të fundit, qindra persona janë shpëtuar në ujërat pranë Mauritanisë, ndërsa mijëra të tjerë kanë humbur jetën ose janë zhdukur gjatë përpjekjeve për të arritur në brigjet evropiane.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zgjedhjet lokale cela vija e kuqe e shqiperia behet jane individet qe kane abuzuar me pushtetin 6ae7b8dd1de34
Lajmi i mëparshëm

Zgjedhjet lokale, Çela: Vija e kuqe e “Shqipëria Bëhet” janë individët që kanë abuzuar me pushtetin

mickoski thumbon vlen in per bervenicen e quan kale troje 6ae7b96d62d25
Lajmi i radhës

Mickoski thumbon VLEN-in për Bërvenicën, e quan “kalë troje”

Të fundit nga

ShkoLartë