Matondo rekordmen

July 16, 2023
1 minut lexim

Të bëhesh pjesë e Partizanit, veçanërisht për një lojtar në moshë të re, është një mundësi për të përparuar në karrierë.

Në skuadër të kuqtë kanë shumë të rinj, por edhe lojtarë në moshë të pjekur tashmë, që me aktivizimin e tyre kanë bërë shumë mirë me fanellën e kuqe dhe i kanë rritur vlerën vetes.

Duke u bazuar te “Transfermarkt”, mund të themi se Partizani është një klub, ku mund të rritesh dhe të fitosh interesin e klubeve më të mëdha.

Plot 16 lojtarë, që janë nën kontratë me Partizanin, kanë pësuar rritje në vlerën e tyre në merkato që nga dita e debutimit. Siç duket në tabelën e mëposhtme, shumë lojtarë të rinj dhe jo vetëm kanë pësuar një rritje të madhe të vlerës. Rekordin e mban Matondo, i cili fatkeqësisht nuk është pjesë e skuadrës, megjithëse nën kontratë.

Ai nuk vlerësohej fare nga “Transfermarkt” para se të vinte te “demat”, por tani është lojtari më i shtrenjtë i Kategorisë Superiore, së bashku me Florent Hasanin e Tiranës.

Rritje të çmimit kanë pësuar edhe Cara, Hadroj, Rrapaj e Buxhelaj, që gjithashtu kanë shkëlqyer. Ndërkohë, ulje çmimi kanë pësuar Mensah dhe Atanaskoski, me këtë të fundit, që po fiton terren në këto muaj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Luana Vjollca provokon me dukjen atraktive nga pushimet në Itali

Story i radhës

Akident i trefishtë në aksin Lezhë-Shëngjin! Një tjetër makinë del nga rruga në Tale

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Në më pak se një muaj, TikTok mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara – dhe fati i një ekonomie krijuese me vlerë miliarda dollarë është tashmë në rrezik. Pse është e

​Drita kampion vjeshtor i Kosovës

Me ndeshje e zhvilluara në fundjavën që sapo ka kaluar është mbyllur zyrtarisht stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani fitoi 0:2 në derbin lokal ndaj Suharekës, kurse Drita me
ShkoLartë