Matic e konfirmon largimin nga United

1 minut lexim

Nemanja Matic ka bërë të ditur se do të largohet nga Manchester United pas përfundimit të sezonit.

Mesfushori serb njoftoi për vendimin e tij përmes llogarisë së tij në “Instagram”.

“Pas një mendimi të madh, vendosa që ky sezon të jetë i fundit me Manchester United. Unë kam informuar bordin, menaxherin dhe lojtarët për vendimin tim. Ka qenë një nder dhe privilegj i madh të luaja për këtë klub të madh. Një falënderim i madh për fansat për mbështetjen e palëkundur. Tani do të jap gjithçka deri në fund të sezonit për t’i ndihmuar bashkëlojtarët e mi të përfundojnë sa më fort që të jetë e mundur”, shkroi Matic.

33-vjeçari ka bërë 183 paraqitje për “Djajtë e Kuq” që nga transferimi nga Chelsea në vitin 2017. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ruskoska paralajmëron për sonte hetim të madh

Story i radhës

Zyrtari i lartë amerikan: Luftanija ruse u godit nga raketat ukrainase

Të fundit nga