Maskë me karotë për t’i dhënë lëkurës betakaroten, vitaminë E dhe A

Maska me karota është e përkryer për çdo tip lëkure. Karotat janë një antiseptik natyral dhe e bëjnë lëkurën tuaj të ndihet e freskët dhe e shëndetshme. Një maskë me karotë i jep lëkurës së fytyrës jetë dhe freski. Karotat promovojnë gjithashtu rritjen e flokëve dhe i bëjnë ato më të forta.

Si funksionon një maskë me karotë?

Ajo përmban vitaminë A që është një antioksidant. Përmban gjithashtu vitaminë K. Antioksidantët mbrojnë lëkurën duke limituar prodhimin e radikaleve të lira të cilat dëmtojnë qelizat e lëkurës. Gjithashtu reduktojnë shenjat e moshës. Vitamina A trajton edhe aknet.

Karotat përmbajnë vitaminë C e cila, redukton paraqitjen e njollave kafe dhe llojet e tjera të dëmtimit nga rrezet e diellit, përmirëson prodhimin e kolagjenit i cili forcon dhe tonifikon lëkurën, redukton inflamacionin dhe irritimin, fenomene që shkaktojnë shumë dëmtime, zbeh kapilarët e kuq të lëkurës, përmirëson efektivitetin e kremit mbrojtës të diellit dhe përmirëson mbrojtjen e lëkurës ndaj rrezeve UV.

Kaliumi i mban qelizat e lëkurës të hidratuara dhe të ushqyera.

Karota gjithashtu e përmban një komponent vital të quajtur betakaroten i cili largon shtresat e qelizave të vdekura, promovon ushqyerjen e lëkurës dhe ripërtëritjen e qelizave të reja.

Vitamina E prezente tek karotat është një përbërës dhe antioksidant që ndihmon hidratimin e qelizave delikate të lëkurës, redukton pamjen e shenjave dhe njollave të errëta.

Përbërësit:

1 lugë gjelle karotë e grirë formë pureje

1 lugë gjelle mjaltë

½ lugë gjelle lëng limoni

Priteni karotën në copa, ziejeni për 10 minuta ose grijini copat e karotës. Pastaj shtypini copat e ziera të karotës, shtoni mjaltin dhe lëngun e limonit dhe krijoni një pastë kremoze. Aplikojeni në fytyrë të pastër dhe lëreni për 20-30 minuta. Aplikojeni 2-3 herë në javë. Mjalti dhe limoni kanë veti antibakteriale dhe anti-inflamatore të cilat vrasin mikrobet dhe kurojnë inflamacionin./neps.al

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rrahje në FFK, sulmohet Govori

Story i radhës

Aeroplanët luftarakë amerikanë F-16 mbërrijnë në Kroaci

Të fundit nga