Klubet kanë nisur grumbullimet e tyre për t’u përgatitur për turret kualifikuese të kompeticioneve europiane.
Shkupi po zhvillon seancat stërvitore në Ohër, ndërsa më pas do të udhëtojë drejt Turqisë për të përfunduar sezonin parapërgatitor.
Bardheblutë do të zhvillojnë disa takime miqësore gjatë këtij muaji, në mënyrë që lojtarët të kapin formën e duhur për përballjet e rëndësishme në kualifikueset e Champions League-s.
Klubi i Shkupit ka zgjedhur një kundërshtar të denjë për një kompeticion të tillë, teksa do të provojnë veten në një takim miqësor me gjigantët e Fenerbahçes.
Ndeshja do të zhvillohet më 22 qershor në orën 17:00.