mashtruan qytetaret permes call center 5 te denuarat e grupit te bruno cobos i kerkojne gjkko pezullimin e denimit 6ac61611dc708

Mashtruan qytetarët përmes Call Center, 5 të dënuarat e grupit të Bruno Çobos i kërkojnë GJKKO pezullimin e dënimit

October 7, 2026
1 minut lexim

Pesë nga të dënuarat e dosjes së grupit të Bruno Çobos, të cilët akuzohen për mashtrimin e qytetarëve europianë përmes platformave të “Call Center”, i janë drejtuar këtë të mërkurë Gjykatës së Posaçme me kërkesë për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit.

Kërkesa e tyre është argumentuar për shkak të fëmijëve të mitur dhe kushteve familjare.

Kanë bërë kërkesë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit:

Elisa Çaçi, e dënuar me 7 vite e 4 muaj burg.

Rezarta Ibrahimi, 6 vite e 8 muaj burg.

Greta Pepa, 6 vite e 8 muaj burg.

Antoneta Malo, 6 vite e 8 muaj burg.

Silvana Veliu, 6 vite e 8 muaj burg.

Në dosje janë 6 gra, ndërsa sipas informacioneve, dënimi i gjykatës është ekzekutuar për 4 prej tyre. Në kërkim janë Valbona Abedinaj dhe Antoneta Malo.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrestohet i dyshuari per sulmin ndaj gazetarit jeton sopa 6ac615934fb85
Lajmi i mëparshëm

Arrestohet i dyshuari për sulmin ndaj gazetarit Jeton Sopa

3 vite lufte pas 7 tetorit raporti i ushtrise izraeli ka goditur 100 mije objektiva ne rajon 970 ushtare te vrare 6ac61672152e7
Lajmi i radhës

3 vite luftë pas 7 tetorit/ Raporti i ushtrisë: Izraeli ka goditur 100 mijë objektiva në rajon, 970 ushtarë të vrarë

Të fundit nga

ShkoLartë