arrestohet i dyshuari per sulmin ndaj gazetarit jeton sopa 6ac615934fb85

Arrestohet i dyshuari për sulmin ndaj gazetarit Jeton Sopa

October 7, 2026
1 minut lexim

Është arrestuar personi i dyshuar për sulmin ndaj gazetarit Jeton Sopa, gjatë protestës pranë Kuvendit të Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Personi me inicialet L.G. dyshohet se ka sulmuar gazetarin Sopa, i cili po raportonte nga protesta. Sopa ishte penguar teksa po kryente detyrën e tij si gazetar dhe rastin e kishte raportuar në Polici.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë pas hetimeve lidhur me rastin, ndërsa ndaj tij pritet të zhvillohen procedurat e mëtejshme ligjore.

Sulmi ndaj gazetarit Jeton Sopa kishte ndodhur më 5 tetor, gjatë protestës pranë Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit kërkonin miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

befason brukseli per ceshtjen me bullgarine siljanovska eshte e qarte se ka ndryshim 6ac5ff0f30e84
Lajmi i mëparshëm

Befason Brukseli për çështjen me Bullgarinë! Siljanovska: “Është e qartë se ka ndryshim”

mashtruan qytetaret permes call center 5 te denuarat e grupit te bruno cobos i kerkojne gjkko pezullimin e denimit 6ac61611dc708
Lajmi i radhës

Mashtruan qytetarët përmes Call Center, 5 të dënuarat e grupit të Bruno Çobos i kërkojnë GJKKO pezullimin e dënimit

Të fundit nga

ShkoLartë