Mashtroi pronaren e hoteli në Tiranë dhe i zhvati 135 mijë euro, Prokuroria kërkon burg për 30-vjeçarin nga Kosova

April 25, 2022
1 minut lexim

Prokuroria e Tiranës kërkon masën e arrestit me burg për Qerim Krasniqin i cili dyshohet për veprën penale të mashtrimit. Vitin e kaluar ai është njohur me Marjana C, pronare e një hoteli të vogël ku kishte qëndruar si klient. Me atë ka krijuar një marrëdhënie të ngushtë dhe i ka kërkuar para.

Gruaja i ka dhënë fillimisht 50 mijë euro, pastaj 20 derisa sipas saj në total 135 mijë euro.

Marjana thotë se paratë i ka patur në bankë pasi kishte shitur një shtëpi. Ajo i ka kërkuar paratë, por ai nxirrte justifikime nga më të ndryshmet, jam me covid, jam me oskigjeno- terapi, mi ka bllokuar banka,  etj. Në shtator 2021 Qerimi ka ndërprerë kontaktet me të. Atëherë ajo ka bërë denoncim. Pas shumë përpjekjesh i ka rivënë kontaktet ne përpjekje për të marrë paratë. Në janar të 2022 ai s’ka patur më asnjë lidhje apo telefonatë me gruan. Prokuroria e ka shpallur në kërkim dhe ai është ndaluar teksa u paraqit në kufi.

Para hetuesve Qerimi ka thënë që Marjanës i ka marre shumën prej 80 mijë euros të cilën e ka investuar në kriptomonedha, por e ka humbur. Ai flet për një shtetas nga Maqedonia e Veriut, por tregon vetëm emrin, jo të dhëna që të mund te identifikohet. Në 11 ai del para gjykatës për masë sigurie./albeu.com

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pse presidenti i Serbisë shpreson të kundërtën e asaj që beson Vuk Drashkoviç?!

Story i radhës

Qese të zeza të mbushura me kanabis, arrestohet 50-vjeçari në rrugën e Kombit, bashkëpunëtori ia mbath

Të fundit nga

ShkoLartë