mash me pjesemarrjen e perbashket te nxenesve ne projekte evropiane promovojme bashkepunimin me republiken e kosoves 6241c69653a13

MASH: Me pjesëmarrjen e përbashkët të nxënësve në projekte evropiane promovojmë bashkëpunimin me Republikën e Kosovës

March 28, 2022
1 minut lexim
IMG 7510

Republika e Maqedonisë së Veriut promovon bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në fushën e arsimit. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot pati takim pune me përfaqësues të institucioneve arsimore të Kosovës, në të cilin është rënë dakord për shkëmbimin e përvojave dhe mbështetje në proceset për përmirësimin e sistemeve arsimore.

PR gif

Delegacioni i Kosovës u udhëhoq nga Mentor Sahiti, drejtor i shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Prishtinë. Ai e njoftoi ministrin për pjesëmarrjen e suksesshme të nxënësve nga Kosova, por edhe nga Maqedonia e Veriut, nga shkollat e mesme “Zef Lush Marku” nga Shkupi dhe “Kiril Pejçinoviq” nga Tetova në Konferencën Ndërkombëtare Arsimore EDU 2021. Si koordinator i ekipit pjesëmarrës ai tha se nga organizatori i kësaj konference ka marrë ftesë për pjesëmarrje edhe për këtë vit dhe se e njejta është pranuar.

Në takim u theksua rëndësia e pjesëmarrjes së nxënësve dhe studentëve nga të dyja vendet në konferenca të tilla dhe të ngjashme dhe në projekte arsimore evropiane, si një mënyrë për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe politikave arsimore.

IMG 1406

%D0%9E%D0%9D%D0%9B%D0%98%D0%9D%D0%95 %D0%B1%D0%B0%D0%BD%D0%B5%D1%80

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

rusia planifikon sulme raketore nga deti 6241c5a592661
Story i mëparshëm

Rusia planifikon sulme raketore nga deti

byrnes shba te qendrojne me maqedonine e veriut dhe aleatet 6241cc2e967a5
Story i radhës

Byrnes: SHBA-të qëndrojnë me Maqedoninë e Veriut dhe aleatët

Të fundit nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë