MASH: Mbështetje tutoriale për nxënësit e shkollave fillore të cilët u ballafaquan me sfida gjatë ndjekjes së mësimit gjatë pandemisë së Kovid-it

July 13, 2023
1 minut lexim

Mësimdhënësit dhe kuadri tjetër mësimor të cilët kanë përvojë pune me nxënës të cilët kanë vështirësi në përvetësimin e materialit shkollor, si dhe studentët në vitet e tyre të fundit të studimeve në fakultetet përkatëse do t’i ndihmojnë nxënësit e shkollave fillore të cilët janë ballafaquar me sfida në ndjekjen e mësimit gjatë pandemisë së Covid-it, me qëllim për të mbushur boshllëqet e njohurive në lëndët e gjuhës amtare dhe matematikës, për të parandaluar pasqyrimin e tyre në nivelet e mëtejshme arsimore.
Ky aktivitet është paraparë në kuadër të Projektit për avancimin e arsimit fillor të MASH-it dhe për të njejtin është diskutuar në seancën e sotme ndërmjet ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe Prof. Dr. Nikica Mojsoska – Bllazhevski, eksperte e angazhuar për nevojat e projektit. Në takim janë prezantuar rezultatet e analizës së bërë për nevojën e futjes së këtij aktiviteti.
Është paraparë programi për ndihmë dhe mbështetje të nxënësve të shkollave fillore, të cilët për shkak të pandemisë me COVID-19 nuk kanë pasur mundësi ose kanë pasur vështirësi të ndjekin mësimin online ose mësimin me prezencë fizike, në lëndët e gjuhës amtare dhe matematikës, ky projekt do të fillojë të realizohet nga viti shkollor 2023-2024 në tre pilot komuna, pas së cilës do të vijojë analiza e rezultateve të arritura dhe më pas definimi i zgjedhjes sistematike dhe implementimi në nivel nacional.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Horoskopi 13 korrik 2023, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Story i radhës

Lana Del Rey flet për momentet më të vështira në karrierë

Të fundit nga

Momente unike mes Gjestit dhe Xhenetës

Xheneta dhe Gjesti kanë dhuruar momente unike pak para nisjes së festës për Krishtlindje në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova. Gjersa Xheneta kishte të veshur veshje të

Irani heq kufizimet për WhatsApp dhe Google Play

Irani i ka hequr kufizimet për platformën online të aplikacioneve Google Play, si dhe për aplikacionin për mesazhe, WhatsApp, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve IRNA. Agjencia ka thënë se aplikacionet janë

Amorimi flet për raportet me Marcus Rashfordin

Raportet mes futbollistit Marcus Rashford dhe trajnerit të Manchester Unitedit, Ruben Amorim, janë mjaft të tensionuara. Rashfordi nuk u ftua nga Amorimi në tri ndeshjet e fundit të Unitedit. Mësohet se Rashfordi
ShkoLartë