nikaj qeveria e ka cuar dem nje administrate te shba ve 676b320f1bc4a

Nikaj: Qeveria e ka çuar dëm një administratë të ShBA-ve

December 25, 2024
1 minut lexim

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bernard Nikaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për qasjen e saj ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Nikaj theksoi se administrata e fundit amerikane, me Presidentin Joe Biden në krye, ka qenë një prej më mbështetëseve ndaj Kosovës, por qeveria aktuale nuk ka arritur të përfitojë prej kësaj.

“Qeverisja Kurti e ka, nëse bën më thënë në formë popullore, e ka çuar dëm një administratë të ShBA-ve, e cila e ka pasur një president, i cili e njeh Kosovën personalisht. I vetmi president i cili e ka njohur Kosovën personalisht në detaje, i cili e ka marrë familjen në Ferizaj në përurim të rrugës me emrin e djalit të tij ka qenë president i ShBA-së dhe Kosova s’ka arrit asgjë gjatë atij mandati. Kjo qeveri e ka humb këtë shans.

Qasja e PDK-së në raport me ShBA-të nuk bën dallim mes administratave, është një qasje racionale bashkëpunuese, e cila edhe në kaluarën ka prodhuar rezultate”, ka thënë Nikaj.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

papa francesku hap deren e shenjte per te nisur jubileun e vitit 2025 676b3159d5a9a
Story i mëparshëm

Papa Françesku hap Derën e Shenjtë për të nisur Jubileun e vitit 2025

momente unike mes gjestit dhe
Story i radhës

Momente unike mes Gjestit dhe Xhenetës

Të fundit nga

ShkoLartë