Ka filluar shtypja e teksteve për arsimin fillor, të cilat janë të reja dhe do të përdoren për herë të parë këtë vit shkollor.
Nga MASH thonë se përparësi në procesin e shtypjes kanë tekstet e klasave të para, të dyta, të katërta dhe të pesta, të cilat u miratuan së fundmi me një procedurë komplekse disamujore dhe prodhimi i tyre pasoi krijimin e planprogrameve të reja për këto klasa, sipas planit për reform në arsimit fillor.
Siç thonë nga Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sipas Marrëveshjes me operatorin ekonomik, shtypshkronjën Europe 92, dërgesa e plotë do të përfundojë gjatë muajit të ardhshëm.
Ministria e Arsimit dhe Kulturës thekson se së bashku me institucionet tjera kompetente do të vazhdojë të investojë në zhvillimin e kurrikulave dhe teksteve të reja, sepse siç thonë, është një nga kushtet themelore për arsim cilësor.