“Masakra e Lushnjës”, babai i Laert Haxhiut: Shihni sistemin TIMS dhe kamerat e sigurisë!

November 3, 2022
min lexim

Pas më shumë se tre vitesh në kërkim për të ashtuquajturën masakra e Lushnjës, ku mbetën të vrarë, Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, një nga autorët e krimit, Laert Haxhiu vazhdon të jetë ende në arrati.

Ndërsa emri i tij është në listën e më të kërkuarve nga Interpoli, babai, Qamil Haxhiu, pretendon se i biri është i pafajshëm. Ai thekson se Laerti ndodhet në arrati për shkak se nuk ka besim te drejtësia shqiptare. Nga ambientet e jashtme të SPAK-ut, Qamil Haxhiu, akuzoi Prokurorinë për manipulim të provave, duke theksuar se djali i tij ka qenë jashtë vendit.

“Prokuroria i ka kryer të gjitha akuzat në mënyrë të padrejtë pa marrë parasysh asgjë. Nuk merret parasysh nuk merret parasysh edhe zhvillimi. Prokuroria na bën ne me faj që kemi bërë vrasje dhe ne nuk e kemi pranuar këtë vrasje. Djali im ndodhet në arrati. Kësaj drejtësie të korruptuar. Prokurorja e çështjes merr urdhër nga prokurori që varet dhe thotë jam unë për çdo gjë.

Të shikohet sistemi TIMS. Djali im ka qenë jashtë shtetit në momentin e ngjarjes. Ne kërkojmë drejtësi nga Prokuroria. Duhet të zbardhet me dëshmitë që kanë dhënë dëshmitarët me të gjitha procedurat që kanë ngritur akuzat prokuroria. Djali im mund të vetëdorëzohet, por kujt t’i dorëzohet kësaj drejtësie të korruptuar?! Me dy persona nuk ka pasur asnjë lloj konflikti. Ka filluar një proces me hipotezë, jo të ketë ngjarje që djali im të jetë me figurë.

Prova të tjera ka prokuroria. Ka kamerat e vendngjarjes. Janë dëshmitarët që janë marrë aktualisht kanë ndryshuar 3 herë thëniet e dëshmitarëve. Dëshmitarëve duhet t’u merret parasysh thënia e parë që kanë deklaruar në polici. Pyesnin prokurorin që ka çështjen se pse ata kanë ndryshuar dëshmitë. Nuk ka prokuror në botë që atë dosje voluminoze të mbyllë brenda 15 ditësh dhe ta çoj në Gjykatë”, tha ai.

SI NDODHI MASAKRA E LUSHNJES

Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha mbetën të vrarë në 11 tetor të vitit 2017, ndërsa dy persona të tjerë, Marjus Xhepexhiu, pronari i lokalit ku ndodheshin atë çast dy viktimat, si dhe një kalimtar i rastit, 66-vjeçari Bujar Turku, që po kalonte në atë moment me biçikletë, kanë mbetur të plagosur lehtë. Dy të rinjtë u ekzekutuan me breshëri automatiku në hyrje të lokalit.

Autori zbriti nga një automjet dhe në duar mbante një armë automatike, ndërsa në kokë kishte një maskë të zezë. Ai eci gati 20 metra, duke iu afruar dy të rinjve që qëndronin në kafene dhe menjëherë ka hapur zjarr me automatik. Ai ka lëshuar dy breshëri kallashnikovi, ndërkohë që ka lënë të vdekur në vend Jurgen Hoxhën dhe shokun e tij, Zamir Latifi. Më pas, ai është larguar shumë shpejt në drejtim të daljes së Lushnjës, drejt zonës së ish-Fabrikës së Plastmasit. Zamir Latifit i ishte bërë atentat edhe një herë tjetër, një vit para ekzekutimit.

Ai ishte shok me Xhulio Shkurtin, nipin e Aldo Bares, ndërkohë që Xhulio Shkurti mori një plumb në këmbë, ndërsa u plagos edhe Sajmo Xhelili. Xhelili dhe Shkurti kanë edhe lidhje familjare me njëri-tjetrin. Dy vjet pas ngjarjes së rëndë, që u quajt edhe si “masakra e Lushnjës”, ndodhën edhe dy ekzekutime të tjera. Enver Boriçi ishte viktima e radhës e atentateve mafioze, i cili u vra në dhjetor të 2019, ndërkohë që vetëm pak muaj më parë u ekzekutua edhe Besnik Hida, ky i fundit daja i 23-vjeçarit Zamir Latifi. Nga Policia u dyshua se vrasja e tij mund të kishte lidhje me vrasjen e Latifit, për të cilin daja i tij kërkonte të bënte drejtësi dhe të zbardhej ngjarja.

Si i shpëtoi atentatit nipi i Aldo Bares

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se masakra e datës 11 tetor 2017 ka pasur si objektiv Xhulio Shkurtin, nipi i Aldo Bares. Vrasja e mbetur në tentativë disa vite më parë ndaj Xhulio Shkurtit, konkludohet se është kryer për hakmarrje, referuar këtu dhe historikut të konflikteve midis familjeve të Xhulio Shkurtit dhe Laert Haxhiut. Kjo hakmarrje e ka zanafillën herët, pasi banda e Aldo Bares alias Alfred Shkurti i ka djegur shtëpinë xhaxhait të Laert Haxhiut, Shkëlqim Haxhiu.

Më pas në janar të vitit 2005, është vrarë djali i xhaxhait të Laertit, Klodian Haxhiu. Në vitin 2016, Laert Haxhiu tentoi të vriste Xhulio Shkurtin, vrasje të cilën nuk arriti ta finalizojë dhe tentoi përsëri në mënyrë të organizuar të finalizojë në vitin 2017, por përsëri pa sukses. Pikërisht, mosfinalizimi i vrasjes së Xhulio Shkurtit, ishte shtysa që Laert Haxhiu të tentonte përsëri për të eliminuar Shkurtin, por këtë radhë në mënyrë më të organizuar. Për të realizuar këtë qëllim, Haxhiu pas shtatorit të vitit 2016 në një kohë të papërcaktuar saktë, ka krijuar një grup kriminal në përbërjen e të cilit ka future lidhjet e tij të ngushta shoqërore, Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, si dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar, për të cilët po vazhdon hetimi nga Prokuroria e Posaçme.

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pedagogët nuk tërhiqen nga greva: Duam garanci nga Presidenti!

Story i radhës

Ballkani e zhvillon sot sfidën e fundit në Ligën e Konferencës

Të fundit nga

ShkoLartë