1
Shkup, 19 nëntor – Në konferencën e shtatë ministrore në Budapest, u miratua Plani për aksion i Procesit të Budapestit 2025-2030. Plani përfshin gjashtë qëllime prioritare, mes të cilave parandalimin e emigracionit të parregullt dhe luftën kundër konttrabandimit të emigrantëve dhe tregtinë me njerëz. Në këtë konferencë ka qenë pjesëmarrës edhe ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Panço Toshovski, i cili e ka cilësuar emigracionin si sfidë evropiane. Megjithatë, edhe vendi ynë ka qenë korridor përmes të cilët numër i madh i emigrantësh kanë përfunduar në vendet evropiane, shkruan Zhurnal.
Toshkovski: Emigracioni është sfidë evropiane që kërkon përgjigje evropiane –
Ministri i Punëve të Brendshme, Toshkovski, ka marr pjesë në Konferencën e shtatë ministrore në Budapest, ku u miratua Plani për aksion i Procesit të Budapestit 2025-2030. Plani përfshin gjashtë qëllime prioritare, mes të cilave parandalimin e emigracionit të parregullt dhe luftën kundër konttrabandimit të emigrantëve dhe tregtinë me njerëz.
Siç theksojnë nga MPB, në fjalimin e tij, minsitri Toshkovski theksoi se vendet duhet të jenë të qarta në politikën e vet të emigracionit dhe se emigracioni është sfidë evropiane që kërkon përgjigje evropiane.
“Pakti për azil dhe emigracion është rruga përpara edhe për vendet anëtare të Unionit, por edhe për ne, aspirantët të cilët – herë do kur – do të duhet ta zbatojmë apo ta sigurojmë zbatimin e tij”, potencoi minsitri Toshkovski.
Toshkovski shfaqi shpresë se Procesi i Budapestit do të vazhdojë të rritet me respektim të të drejtave të njeriut dhe mbrojtjessë personave të ndjeshëm. Ai realizoi takime bilaterale me sekretaren shtetërore të Zvicrës, kristin Shraner Burgener, dhe ministrin e Punëve të Brendshme të Pakistanit, Sajed Mohsin Raza Nakvi, ku u shqyrtuan hapat e ardhshëm për bashkëpunim në luftën kundër emigracionit ilegal.
Migrimi është proces i pandalshëm por duhet të jetë i kontrolluar –
Migrimi është një proces dinamik dhe kompleks mbi të cilin është e vështirë të vendoset kontroll nëse nuk ka bashkëpunim të vendeve evropiane.
“Partneriteti dhe shkëmbimi i informacionit ndërmjet vendeve është thelbësor. Pas krizës së migracionit të vitit 2015, e cila u ndje në shkallë globale, mund të them se migrimi është në agjendën socio-politike të shumë vendeve. Maqedonia e Veriut është një vend tranzit. Emigrantët vijnë përmes vendeve fqinje, Bullgarisë dhe Greqisë. Po flasim për njerëz kryesisht nga kategoritë e cenueshme që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare”, shpjegoi Bojmacaliev. Në të njëjtën kohë, ai tha se nevojitet një përgjigje evropiane në drejtim të shtypjes së migracionit të paligjshëm”, pati deklaruar Mitko Bojamaciliev.
Nënshkrimi i marrëveshjes mes Edi Ramës dhe Giorgia Melonyt për akomodimin e emigrantëve nga Italia në Shqipëri është pjesë e përgjigjes së përbashkët evropiane në luftën kundër migracionit të paligjshëm. Ai përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përballjes së krizës së migracionit në rajon në mënyrë të koordinuar dhe humane, dhe aq më tepër, tregon rëndësinë e bashkëpunimit dhe solidaritetit ndërkombëtar në përballjen me sfidat globale që lidhen me migracionin.
Bojamaciliev pati thënë se ne si shtet kemi pasur kapacitete të dobëta për ta luftuar këtë fenomen, por që nga viti 2015, pas një sërë masash dhe aktivitetesh, arritëm të bëhemi lider në luftën kundër migracionit në nivel rajonal. Këtu, nënshkrimi i Marrëveshjes me FRONTEX, Agjencinë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare, ishte me rëndësi të madhe për ne, si marrëveshje e parë ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.
Kujtojmë që, aksionet për shkatërrimin e grupeve që kanë organizuar trafikimin e emigranteve. Ndër të fundit ka qenë shkatërrimi i një grupe të organizuar nga shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe emigrantë nga Lindja e Mesme të cilët kanë trafikuar emigrantë nga Greqia për në Serbi. Brenda strukturave të grupit kriminal ka edhe një polic.
“Hetimi kundër grupit të organizuar kriminal ndaj 13 personave ka filluar nga muaji maj dhe ka përfunduar në tetor. Janë bastisur 11 lokacione në territorin e Shkupi, ndërsa janë arrestuar 9 persona në mesin e tyre edhe një polic. Dy persona të tjerë janë në arrati, ndërsa dy të tjerë nga grupi kriminal ndodhen në paraburgim si të arrestuar paraprakisht mbi dyshimet për kontrabandë me emigrantë. Gjatë bastisjes janë sekuestruar: telefona celularë, karta SIM, vetura, para, armë (pushkë dhe pistoleta) dhe fletëpagesa të transferimit të parave”, patën njoftuar nga MPB.
Fitimi në kohë krizash, nga njerëzit që ikin nga vendet e tyre si pasojë e luftërave përpos që si vepër është e ndëshkueshme penalisht, është edhe akt jo njerëzor që nuk u shkon përshtati njerëzve që së paku kanë ndjenja etike e humane. Nëse nuk mund t’i ofrohet ndihmë emigranteve të paktën nuk duhet të dëmtohen. /Zhurnal.
BURIMI: zhurnal.mk