Emiliano Martinez do të qëndrojë tek Aston Villa, të paktën deri në merkaton e ardhshme.
Të paktën kështu raporton Fabrizio Romano, sipas të cilit portieri nuk ka ndonjë raund bisedimesh të hapur me Bayern Munich.
Martinez është duke vijuar me paraqitjet e tij mbresëlënëse, për çka është lidhur me shumë skuadra të mëdha.
Gjithsesi, të paktën tash për tash, ish-lojtari i Arsenalit duket se po e shijon Birmingemin dhe do ta vijojë qëndrimin tek Aston Villa.