Propagandisti i preferuar i Putinit humb toruan kur shikon videon e pritjes së ngrohtë të Zelenskyt në SHBA

Mediat shtetërore ruse kanë folur me muaj të tërë se si kërkesa e Ukrainës për ndihmë do të binte në vesh të shurdhët të SHBA-së. Por vizita e presidentit Zelensky në Uashington i hodhi  poshtë të gjitha aludimet propagandiste të medias ruse. Propagandisti i preferuar i Putinit, Vladimir Solovyov, priti në emisionin e tij kreun e qendrës së mendimit në Uashington, Dimitri Simes.

Dy nga gazetarët “besnikë” të Vladimir Putinit ndanë me publikun urrejtjen e tyre ndaj Zelenskyt duke iu drejtuar referencave gjenocidale. Ata e quajtën udhëheqësin ukrainas një lloj insekti. Ndërsa Simes fliste, në sfond shfaqeshin pamjet nga vizita e liderit Ukrainas në SHBA.

Vihet re qartazi se këto pamje kanë shqetësuar gazetarin Solovyova i cili ka nisur të dërgoje menjëherë mesazhe producentëve për largimin e pamjeve nga sfondi. Por siç duket producentët nuk i kanë lexuar mesazhet e këtij të fundit dhe kjo e ka nevrikosur edhe me shumë atë duke bërë të mundur shpërthimin e tij si histerik. Ai ndërpreu fjalën e kolegut të tij live dhe u tërhoqi vëmendjen producentëve që të largonin pamjet nga sfondi. Ndërsa vizitën e liderit ukrainas Zelensky në Uashington, Solovjov e komentoi si vizitë e natyrshme të çdo tradhtari.

“Zoti është me ne dhe ne do ta fitojmë këtë luftë me doemos. Ne jemi të Zotit ne jemi e drejta e tij hakmarrëse”, është shprehur Solovjov.

Gjuha e urrejtjes arriti kulmin pasi Zelensky mbajti një fjalim të fuqishëm në Kongres, për të cilin mori duartrokitje të vazhdueshme. SHBA deklaruan hapur se mbështetja e tyre për Ukrainën nuk do të ndalej. Lufta do të jetë e gjatë dhe nga ana tjetër Rusia nuk po jep sinjale paqeje.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Martinez nuk jep sinjale largimi nga Aston Villa

Story i radhës

Shkupi sot në top 10 qytetet më të ndotura në botë

Të fundit nga