Martinez është në një nga momentet më të vështira

February 12, 2022
1 minut lexim

Lautaro Martinez është në një nga momentet më të vështira të tij që nga mbërritja në Milano.

Ecuria e tij negative prej 5 ndeshjesh pa shënuar në kampionat rikthen fantazmat e fazës së parë, ishte më keq vetëm në 2019-ën, kur numri shkoi në 7.

Por, tashmë në radhë është as më pak e as më shumë se një nga viktimat e tij të preferuara: Napoli, kundër së cilës jo vetëm argjentinasi, por dhe të gjithë ata rreth tij presin kthesën e 24-vjeçarit.

E në këtë moment topi i kalon Inzagit, që pavarësisht formës fantastike të Sançezit duket se ka vendosur t’ia besojë numrit 10 fanellën e titullarit krah Xhekos.

“Axurrët” kanë qenë gjithmonë një ogur i mirë për Lautaron, që kur ka vënë këmbën në Itali.

Që në sezonin e tij të parë, në një sfidë të dhjetorit të 2018-ës, sulmuesi, atëherë nën urdhrat e Luçiano Spaletit që sot është i ulur në pankinën kundërshtare, hyri si zëvendësues dhe shënoi një gol në kohën shtesë, që i dha fitoren Interit të tij dhe ishte një nga sinjalet e para të rëndësisë që do të merrte futbollisti në organikën zikaltër.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vetëm për 40 ditë në Shkup janë arrestuar 37 persona

Story i radhës

‘Familja e të dashurit tim më urren’, 21-vjeçarja e shqetësuar kërkon zgjidhje, zbulon veprimin që ‘krisi’ marrëdhënien

Të fundit nga

ShkoLartë