‘Familja e të dashurit tim më urren’, 21-vjeçarja e shqetësuar kërkon zgjidhje, zbulon veprimin që ‘krisi’ marrëdhënien

February 12, 2022
1 minut lexim

Një vajzë i ka shkruajtur psikologes Deidre rreth një shqetësimi që ka për romancën me partnerin e saj. Kur patën një krizë në çift dhe i dhanë fund, ajo kreu marrëdhënie me dikë tjetër dhe i dashuri aktual i tregoi familjes. Këta të fundit nuk e pranojnë më dhe djali ka zgjedhur që të mos i tregojë se janë rikthyer bashkë.

Kjo e shqetëson 21-vjeçaren, e cila kërkon të dijë si mund t’i japë zgjidhje kësaj situate ndërsa gjithçka që kërkon është të jetë pranë të dashurit dhe të mos ketë asnjë sekret.

Letra: Ne jemi kthyer bashkë, por i dashuri im nuk i ka thënë prindërve të tij sepse ata më urrejnë mua. Unë kam bërë një gabim të madh kur patëm një krizë rreth një vit më parë dhe kalova natën me dikë tjetër. Ai u mërzit dhe i tha atyre, edhe pse ai e kupton se ka përfunduar, ata nuk do më falin. Ata thonë se nuk jam mjaftueshëm e mirë për të dhe ai nuk mund të më besojë mua. Ne jemi të dy 21 vjeç dhe me të gjithë ulje e ngritjet, kemi qenë bashkë për 3 vite.

Unë e dua shumë dhe dua që e ardhmja jonë të jetë bashkë. Por ai nuk do i tregojë nënës dhe babait të tij që jemi sërish bashkë, si mund t’i bëjmë? Si do jetojmë bashkë ose të martohemi? Unë edhe shkoja mirë me nënën e tij. Nuk dua të jem sekreti i dikujt. Çfarë duhet të bëj?

Deidre: I dashuri yt është i rritur dhe prindërit e tij nuk mund të kontrollojnë se kë zgjedh ai. Tregoji se si ndihesh dhe thuaji që të marrë një vendim nëse e sheh të ardhmen me ty. Kërkoji të jetë i qartë kur t’i tregojë prindërve të tij për lidhjen tuaj. Në këtë periudhë, shpreso që të shohin se je njeri i mirë. Fundja, nëse keni qenë të ndarë, ti nuk e ke tradhtuar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Martinez është në një nga momentet më të vështira

Story i radhës

Zvicër, shifrat në rënie: 22.221 raste të reja me Covid dhe 18 të vdekur

Të fundit nga

ShkoLartë