Në Marshin e sotëm për Liri pati dhjetëra mijëra njerëz, nga qytetarët e thjeshtë e deri te figura politike e muzikore.
Bashkë me mijëra qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare, u bashkuan edhe disa ish-banorë të Big Brother VIP Kosova.
Kushtrimi, Londrimi, Labinoti e Aurora ishin pjesë e turmës madhore që kërkoi lirimin e çlirimtarëve, nga Haga.
Pas përfundimit të protestës, ata publikuan një portret të përbashkët, duke u larguar nga sheshi qendror i Prishtinës.
Kujtojmë se më 16 shtator do të shpallet vendimi për ish-krerët e UÇK-së.
Burimi: botasot.info


