marseille rikthehet te triumfi ne kampionat 662ebccb8591c

Marseille rikthehet te triumfi në kampionat

April 28, 2024
1 minut lexim

Marseille merr 3 pikët në javën e 31-të të Ligue 1, ndërsa fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Lens në “Velodrome”, duke u rikthyer te triumfi në kampionat.

55 sekonda lojë ishin mjaftueshëm për Aubameyang për të gjetur rrugën drejt rrjetës dhe për t’u dhënë avantazhin vendasve.

Pavarësisht tentativave që pasuan këtë gol nga të dyja skuadrat, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Në minutën e 77’ falë asistit të dhuruar nga Haidara, Said barazo për ekipin e Lens.

Barazim që zgjati deri në minutën e 85’, moment në të cilin pas asistit të dhuruar nga Aubameyang, Gueye riktheu avantazhin te vendasit dhe vulosi fitoren e Marseille.

Pas këtij takimi Marseille renditet në vend të shtatë me 44 pikë, teksa Lens në vend të gjashtë me 46 pikë.

MARKETING

RENT A CAR

eshte i martuar por cila eshte vajza shume e bukur qe i dergon trendafil blu julit ne bbv 662eb97308895
Story i mëparshëm

Është i martuar, por cila është vajza shumë e bukur që i dërgon trëndafil blu Julit në BBV?

biden bisedon me netanyahun perserit qendrimin per rafahn 662ebd430202b
Story i radhës

Biden bisedon me Netanyahun, përsërit qëndrimin për Rafahn

Të fundit nga

ShkoLartë