Marrëveshja Xhentollmente e Presidentit Tito në Split për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi!…

Pas largimit me dhunë të shqiptarëve siç thuhet me “rrënjë e me degë” nga fshatrat e luginës së Toplicës, përreth Prokuplës, si edhe nga sektori i Koshanicës në jugperëndim të Nishit, u sollën kolon nga krahinat e ndryshme të Serbisë dhe të Malit të Zi.

Ata erdhën dhe e populluan vendin e shqiptarëve që ndryshe quhej “Arnautlluk”. Pra, ata i dhanë Serbisë regjimentin e saj më të mirë, gjatë luftrave të viteve1912-1918. Çubriloviqi e quante si traditë serbe së cilës duhet t’i kthehen përsëri. “Le t’i dëbojmë në masë shqiptarët dhe t’i ripopullojmë tokat e tyre me fshatarë të fortë serbë, bijtë e të cilëve do të bëhën nesër ushtar tanë më sypatrembur! Kolonizimi mund të ketë sukses vetëm në nëse veprojmë me egërsi, përndryshe vendasët në dheun ku kanë lindur dhe janë përshtatur delë gjithëmonë më i fort se koloni. Në rastin tonë, këtë parim duhet pasur më shumë parasysh, ngaqë kemi të bëjmë me një racë të ashpër, të ngulitur mirë, të qëndrueshme e pjellore, për të cilën i ndjeri Cvijiç thoshte se ishte më ekspansivja në Ballkan”, shkruante V. Çubriloviç. 

Megjithatë, kur ishte hartuar, memorandumi ishte një gjendje e keqe botëkuptimore mjaft e përhapur për shqiptarët. Përkundër kësaj, Josip Broz Tito, e kishte emruar Vaso Çubriloviqin ministër të bujqësisë. Kjo ishte arsyetuar se gjoja Çubriloviq pas lufte e kishte kritikuar nacionalizmin serb. Në fakt kishte të njejtat qëndrime antishqiptare, por meqë ishte i shtyrë në moshë, (1980), projektet e tij i zbatonin të tjerë bashkëpunëtorë më të rinjë. Për «kinse » heqjen e problemeve që paraqisnin pakicat kombëtare në Jugosllavinë e Re, Vasa Çubriloviq i dorzoi Titos elaboratin për pakicat kombëtare që jetonin nën Jugosllavi, posaçërisht për shqiptarët dhe mënyrën e shpërnguljes së tyre për në Turqi. Vasa Çubriloviqi ishte elaborues i shpërnguljes së shqiptarve në vitin 1938, tashmë Tito e kishte caktuar Ministër të Bujqësisë në të ashtquajturën «RFSJ» (Republika Federative Socialiste e Jugosllavis). Me një fjalë po vazhdonte Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938 për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi përmes marrëveshjes së ashtuquajtur “Xhentollmente” të vitit 1953 të nënshkruar në Split në mes ministrit të Punëve të Jashtëme të Turqisë, Fuad Kypril dhe presidentit të RSFJ-së, Josip Broz Tito.  

Në Kosovë nacionalizmi serb dhe sigurimi shtetëror i quajtur UDB, po shfaqej haptaz. Në shënjestër të tyre ishte kultura dhe intelektualët e mirëfilltë shqiptarë. Kjo fushatë kishte nisur menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, në emër të qërimit të hesapeve me gjoja “reaksionarë, kuisling dhe kulakë”. Në këtë mënyrë bënin likuidimin e elitave shoqërore dhe atyre intelektuale. Këto ndjekje fillojn nga viti 1949 dhe vazhduan pa ndërpërerje deri në shpërbërjen e Jugosllavisë. Ndjekjet më të mëdha ishin ato të viteve 60-ta, me burgosjen e qindra patriotëve shqiptarë. Nga ana tjetër, sapo ishte shuar lëvija e rezistencës në Drenicë dhe në pjesë tjera të Kosovës, në vitet 1956-1957, kishte vazhduar aksioni për “mbledhjen e armëve” në të cilin pa asnjë faj, u rrahën për vdekje mijëra shqiptarë.

Pushteti i Titos mbështetej nga OZNA e cila, pas luftës, ishte shndërruar në UDB. Ndërkaq, minister i Mbrendshëm nga Tito, ishte caktuar, Aleksandër Rankoviq, një antishqiptar i njohur. Në kuadër të luftës së klaneve për pushtet që bëheshin në Federatën jugosllave, Tito duke e parë rrezikun nga unitaristët serbomëdhenjë kishte marrë të gjitha masat që ta shpartalloj këtë “dorë të forte” që vepronte nën parullën e “vëllaznim-bashkimit”.

Me 1 korrik të vitit 1966, Tito organizoi mbledhje e Komitetit Qëndror në Brione, e cila njihet me emrin Plenumi i Katërt i Jugosllavisë. Në këtë Plenum, u demaskuan të gjitha planet e “fshehta” të Rankoviqit. 

Me këtë potez politik, Josip Broz Tito, për të mbajtur pushtetin në duartë e veta, ofroi mundësinë e një kompromisi të quajtur “historik” ndërmjet kombeve dhe kombësive siç quheshin popujt që jetonin në hapsirat e ish-Jugosllavisë…

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe kreu i Kremlinit Vladimir Putin janë gati për një samit mbi “Sigurinë dhe Stabilitetin Strategjik në Evropë”

Story i radhës

Pëson infarkt duke drejtuar motoçikletën, ndërron jetë 63-vjeçari në Lushnjë

Të fundit nga