marreveshja ne oher reagon basha hap i rendesishem nga kosova dhe serbia keqardhje qe vucici nuk firmosi 6416c40fb86eb

Marrëveshja në Ohër, reagon Basha: Hap i rëndësishëm nga Kosova dhe Serbia, keqardhje që Vuçiçi nuk firmosi

March 19, 2023
1 minut lexim

Pas kryeministrit Edi Rama, edhe Lulzim Basha pa përgëzuar Kosovën për arritjen e marrëveshjes në Ohër me Serbinë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Basha thotë se është hehdur një hap i tëndësishëm në Ohër nga Kosova dhe Serbia për rrugën e bashkëpunimit dhe integrimit europian.

Sipas Bashës Kosova nën lidershipin e Albin Kurtit tregoi dhe njëherë se është në tryezë me konstruktivitet dhe vullnetin për të nënshkruar një marrëveshje që i shërben Kosovës por gjithashtu rajonit dhe vetë Serbisë për të hapur një faqe të re paqeje dhe stabiliteti.

Sakaq ai tha se uron se mungesa e nënshkrimit të mos shërbejë si pretekst për të zvarritur zbatimin e marrëveshjes.

Postimi i plotë

Një hap i rëndësishëm u hodh sot në Ohër nga Kosova dhe Serbia në rrugën e bashkëpunimit dhe integrimit europian.

Kosova nën lidershipin e Albin Kurtit tregoi dhe njëherë se është në tryezë me konstruktivitet dhe vullnetin për të nënshkruar një marrëveshje që i shërben Kosovës por gjithashtu rajonit dhe vetë Serbisë për të hapur një faqe të re paqeje dhe stabiliteti.

Keqardhje që Serbia sërish nuk pranoi të nënshkruajë këtë marrëveshje çka do të tregonte përmasën e plotë të përkushtimit për një kapitull të ri të marrëdhënieve të saj me Kosovën dhe BE. Uroj që mungesa e nënshkrimit të mos shërbejë si pretekst për të zvarritur zbatimin e marrëveshjes.

Mirënjohje për Bashkimin Europian, Josep Borell, Miroslav Lajçak, për SHBA dhe Gabriel Escobar për punën dhe përpjekjet titanike për të arritur deri te ky moment. Le të shpresojmë se një dritë e re po çel për Kosovën, Serbinë dhe gjithë rajonin tonë.

/albeu.com/

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kiara surprizon luizin deri te marten cifti do te qendroje ne suite private 6416c3d1112dd
Story i mëparshëm

Kiara surprizon Luizin, deri të martën çifti do të qëndrojë në suitë private

perkrahesit e vuciqit eskobarin lajcakun e borrelin albini yne ne oher i la me gishta ne goje 6416c447441b3
Story i radhës

“Përkrahësit e Vuçiqit: Eskobarin, Lajçakun e Borrelin Albini ynë në Ohër i la me gishta në gojë”

Të fundit nga

Trump “frikëson” studentët e Harvardit

Me një letër pranimi në dorë, studentja tajvaneze Yu-Hsuan Lin ishte gati të ndiqte shkollën e ëndrrave të saj këtë shtator. Por vendimi i administratës Trump për të revokuar të drejtën e

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte
ShkoLartë