Marrëveshja Kosovë – Serbi për dokumentat, reagon Osmani: Të pandalshëm drejt njohjes reciproke

1 minut lexim

Pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet e identifikimit ka ardhur edhe reagimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Aj shprehet se liria e lëvizjes është themeli i shoqërive demokratike dhe vlerave europiane ndërsa falenderon SHBA dhe BE për rolin e tyre mbështetës.

“Reciprocitet e barazi. Liria e lëvizjes ështe themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet.

Falenderime Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për rolin e tyre mbështetës. Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke”, shkruan Vjosa Osmani

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ndërmarja Publike Komunale – Saraj me njoftim të rëndësishëm për banorët e fshatit Krushopek

Story i radhës

​Kursimi i energjisë, Finlanda po u kërkon njerëzve të përdorin saunat më pak

Të fundit nga