Marrëveshja franko-gjermane, doli të jetë sllovako-spanjolle…!?

min lexim

Jam i befasuar nga ky turr kaq i madh demonstrimi pikant, se propozimi i draftit ë marrëveshjes franko-gjermane, i përkrahur nga SHBA-ja, ashtu si na u servu deri më tash paska qenë propozim në pronësi autoriale të dyshes sllovako-spanjolle, Borelli-Lajçak, edhepse BE-ja, nuk doli deri më tash me ndonjë prononcim. Në kurthin e konspiracioneve ra “Rambo” duke rrëfyer “sinqerisht” se e kishte parë propozim-marrëveshjen dhe se kjo marrëveshje rrjedhë prej amerikanëve.

A nuk ishte ky mashtrimi i radhës, edhe kur jeni të painformuar mashtroni “mehybët” që ju besojnë verbërisht.

Zgjidhja e problemit është në marrëveshje të përbashkët me të gjitha institucionet demokratike tëe sistemit, jo te ata që bëjnë zhurmë vend e pavend. Mendoni ju që komuniteti ndërkombëtar do të rrezikoj reputacionin e bashkësisë ndërkombëtare për “mrekullitë” tuaja, mirë… tregoni pra kush i sponsorizoi në Bruksel aq shumë marrëveshje deri më tash, të cilat dolën dështuese deri më tash për kosovarët e mi. A mendoni se Kosova dhe shqiptarët janë qendra e botës dhe nga ta varen zhvillimet e mëtejme në botë?

Ne kemi shansin historik që të jemi partnerë dhe në anën e aleatëve natyral euro-amerikan, dhe ky partneritet ka edhe përgjegjësitë e veta. Ndryshimi i këtij kursi do të ndryshojë [do gjë, edhe t’ardhmen e ndritshme të vendit.

Nuk guxojmë në asnjë mënyrë të rrezikojmë këtë partneritet, dhe këtë miqësi, e cila u ndërtua në rrezikun më të madh të etnikumit të shqiptarëve, zbrazjes masive pas tërbimit serb dhe operacionit “Toka e djegur”…

Ndihma e pakursyer e vendosi sot Kosovën në një tavolinë me aleatët e NATO-s, pas 23 vjetësh, edhepse atë mundësi e kishim më 1999, por të cilën e refuzoi Thaçi. Mos po rrezikojmë më shumë se sa i kemi mundësitë reale…?

Story i mëparshëm

Keanu Reeves pozon me femra në mënyrë specifike dhe për këtë vlerësohet shumë

Story i radhës

Ndiqni këto rregulla për të bërë një gjumë më të rehatshëm gjatë natës…

Të fundit nga