Marrëveshja do të ishte një parim por me Serbinë vetëm arrnim

November 26, 2022
min lexim

Këto ditë sikur u arrit një marrëveshje në Bruksel, në mes Kosovës dhe Serbisë për targat ilegale të qytetarëve serb të veriut, dhe sa do që kjo marrëveshje do dukej e thjeshtë e ka domethënjën e vet shumë të rëndësishme, duke e shmangë përshkallëzimin e mundshëm të ndonjë konflikti në mes palëve, poashtu kryeministri Kurti, dhe qeveria e Kosovës, u këshilluan dhe u akorduan me miqtë ndërkombëtar, në veçanti me SHBA-të, edhe pse Kosovës, i duhej të pezullojë zbatimin e të drejtave të saj sovrane dhe në tërësinë e vendit të vet.

Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ndanë një mendim tjetër dhe dëshprues për këtë marrëveshje, mos të thëmi edhe djallëzor, kur thotë, se kjo marrëveshje e arritur në Bruksel, në mes palëve, vetëm se do na shpie edhe më tutje në presion edhe më të madh, që do të thotë se, Serbia dhe Vuçiqi, nuk e kanë brengë çështjen e zgjedhjes së targave, apo konfliktit, por ata i mundon çdo marrëveshje paqësore e arritur me Kosovën, si shtet i pa varur dhe sovran.

Në gjitha gjuhët e botës fjala m a rr ë v e sh j e, e ka kuptimin e një përshtatje paqëore, që përbëhët vetëm prej dy fjalëve: marr-veshje, që zbërthehët përmes fjalës marrje e kuptimit, apo mirëkuptimi i një komunikimi në mes dy palëve që debatojnë për një çështje me rëndësi, sikur edhe e kemi rastin më konkret në mes Serbisë dhe Kosovës, e cila çështje po zgjatët pa kufi…

Sikur edhe më herët njerëzimi përballet ashtu sikur edhe sot që gjindet në konflikt kudo në gjithë botën, por ata të cilët sulmojnë, dhunojnë, kidnapojnë, vrasin dhe gjenocidiojnë, me një fjalë tjetër quhen mizor dhe përbindësha të njerëzimit, sepse e çrregullojnë dhe shkatërrojnë jetën, qetësinë dhe lirinë njerëzore.

Kuptohet se vetë njeriu është shkakëtar i këtyre konflikteve ndërnjerëzore, mirëpo pre e këtyre konflikteve bie njerëzimi i pa fajshëm dhe çka do të bëhej sikur të mos ekzistonte edhe fenomeni pozitiv, apo mënyra e natyrës së kuptimit dhe mirëkuptmit në mes palëve konfliktuese, për arsye se vet ekzistenca njerëzore është përgjegjëse e këtyre fenomenëve negative, dhe ekziston domosdoshmëria e arsytimit të së mirës mbi të keqen, që duhet të dominojë gjithmonë.

Padyshim se sëcili popull kërkon të jetojë i lirë në botën e vet dhe dëshiron të jetë i sigurtë dhe i mbrojtur nga faktorët që e kërcënojnë, apo kërkon ndihmë prej tjetrit, që të mbrohet nga të padrejtat dhe rreziku që i kanoset prej ndonjë armiku të mundshëm apo gjenocidi të planifikuar.

Nuk harrohen lehtë ngjarjet e luftës së fundit, në vitët 1998 -1999, mbi popullatën shqiptare të Kosovës, nga djallëzia e mizorisë serbe, të cilat ishin të ngjajshme me veprimet dhe përsekutimet e hebrejnëve në Luftën e II-të, Botërore, përsekutimi dhe largimi i gjithë popullit nga shtëpitë dhe trojet e veta, nga regjimi i Millosheviqit.

Një histori e tillë tragjike e popullit shqiptarë nuk i ka fillet në luftën e fundit, por fillet e saj janë shumë më të hershme, dhe bisha e egër serbe këtë herë ishte edhe më e pa mëshirshme, e cila përveq masakrave që i bëri në Kosovë, kufomat e tyre i muar më vete në Serbi, duke i varrosur në gropa masive, për t’i humbur gjurmat e krimit.

Dhe Serbia fashiste e Millosheviqit, nuk u ngopë me luftrat e padrejta dhe të përgjakshme, që i filloi në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje, e cila më në fund e kishte planifikuar që Kosovën ta shlyej nga faqja e globit, prandaj ishte si i domosdoshëm intervenimi i NATO-s, në Kosovë, mbi forcat e Serbisë, që do të thotë, jo për të mbajtur anën e shqiptarëve, por ishte në anën e drejtësisë dhe popullatës së pafajshme për të shpëtuar nga asgjësimi total i saj.

Kështu që, për agresorët e këtij lloji njerëzor me mentalitet millosheviqian dhe putinian edhe pse i takojnë shekullit 21, mbi të gjitha në planin e tyre çëndron dominimi dhe shtypja njerëzore, apo si parim e zgjedhin luftën dhe gjakderdhjen në mes njerëzve, duke mos llogaritur të ardhmën dhe fatin e breznive të reja dhe zhvillimin e tyre në një ambient të lirë dhe të qetë.

Politika e sotme e Serbisë, në krye me Aleksandër Vuçiqin, nuk ka ndryshuar fare nga e kaluara, e cila po i bënë « zehire » edhe Europës, me çrast shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrel, po e madhështon rrolin e Vuçiqit, pa marrë parasysh se Serbia, është duke e penguar dhe duke i minuar rrugët e saj të shtetndërtimit dhe zhvillimit të shtetit sovran e demokratik, të cilin e fitoj me shumë gjak, mundi dhe sakrifica.

Kosova nuk duhet t’i anashkaloj negociatat e marrëveshjeve me Serbinë, të organizuara në Bruksel, ngase në vend të zgjedhjes së problemëve, edhe BE-ja, është treguar pasive dhe neglizhente e zgjidhjes së problemit në mes palëve, e cila shumë pak e ka treguar vullnetin e saj të sinqertë, për të vendosë në mënyrë të drejtë çështjen e Kosovës, por si gjithëherë politika europiane dhe çëndrimet e saj janë të përqendruara më shumë, duke e mbështë politikën e Serbisë, së cilës po i hapet rruga e anëtarësimit në këtë familje evropiane, më përpara se vendeve tjera të pa inkriminuara.

Është e vërtetë se politika kosovare me strategjitë e saja ka munguar karshi politikës serbe dhe merrëveshjeve serbe-shqiptare, e cila duhet të ndihet fajtore kryesore bashkë me akterët e saj të mëhershëm, sikur në udhëheqjen e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafa, por përgjegjësa politike dhe strategjike e kësaj marrëveshje bie edhe mbi palën e tretë, që është BE-ja, si palë ndërmjetësuese, duke rënë pre e politikës hegjemoniste serbe, filozofija e së cilës ka dëshmuar vetëm histori famëkeqe të luftrave, dhe e cila kurrë në historinë e vet nuk i ka kontribuar paqës dhe stabilitetit në rajon, në veçanti me shqiptarët.

Prandaj, çdo marrëveshje në parim nën pretekstin e dobisë dhe të mirëqenies njerëzore, që për momentin bëhët fjalë në mes këtyre dy popujve serb dhe shqiptarë e ka domethënjën e vet shumë të veçantë, në rend të parë, duke mos rënë pre e fuqive të verbëra dhe të errëta, poashtu edhe Kosova, e ka të vështirë të shkëputet nga kthetrat e Serbisë, por për të thënë diçka në realitet rreth kësaj çështje dhe pa humbur në ëndërrime të kota, do të na duhej të mblidhnim shpresa të mëdha duke iu referuar më së shumti SHBA-ve, dhe aleatëve të saj të ngushtë, që ky vend dhe ky popull do të lirohet përjetësisht nga fantazmat dhe mitet e Serbisë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ndryshe nga një vit më parë! 3 shenjat e Horoskopit që do të kenë dimrin më të bukur në jetën e tyre

Story i radhës

“Bisha” franceze përballë Turqisë, grekët i gëzohen aleancës: Mesazhi i qartë për Ankaranë!

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë