Marotta dhe keqardhja e madhe

min lexim

Beppe Marotta, administratori i deleguar i Inter-it, është kthyer të flasë për sezonin e kaluar dhe për titullin e humbur në javën e fundit të kampionatit kundër rivalëve të Milan-it.

Fundi i sezonit të kaluar mund të kishte qenë i ndryshëm, por gabimet e bëra në një moment të caktuar të kampionatit nga Lautaro me shokë ka favorizuar skuadrën e Stefano Pioli-t, të cili Marotta i ka bërë gjithsesi komplimentet për titullin:

“Sfida kundër Milan-it ka qenë tërheqëse dhe fitorja kuqezi vërtetën punën e mirë që po bëjnë. Keqardhje? Në 7 ndeshje dhe 21 pikë në dispozicion kemi marrë 7 (mes shkurtit dhe marsit), dhe kjo ka rezultuar fatale”.

Inter ka fituar sfidën e dyfishtë në Kupën e Italisë kundër Milan-it, por Marotta kujton veçanërisht një, që për të ka qenë e papritur:

“Nuk imagjinonim të fitonim kundër Juventus-it në Superkupën e Italisë, e kemi kaluar me meritë dhe kemi siguruar një trofe që u shtohet atyre të fituar nga klubi më parë”.

Më pas ka ardhur edhe Kupa e Italisë, gjithmonë kundër të njëjtit kundërshtar, skuadra e Massimiliano Allegri-t. Një triumf që ka ëmbëlsuar pak vendin e dytë në kampionat.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Projeksioni: të akuzoni të tjerët për defektet tuaja

Story i radhës

Test psikologjik/ Cili nga fëmijët i ka prindërit më të pasur?

Të fundit nga