Boksieri shqiptar Florian Marku ka konfirmuar se është në formë të mirë sportive dhe se përgatitjet për duelin e radhës, atë të datës 2 prill po shkojnë mirë.
Në Njukasëll të Anglisë ai do të përballet me boksierin vendës Chris Jenkins.
“Përgatitjet po shkojnë shumë mirë”, ka thënë Marku në faqen e tij zyrtare në“Facebook”.
“Mezi po e pres sfidën e radhës ndaj anglezit Jenkins”, ka shtuar Marku, i pamposhtur në karrierën e tij. Boksieri shqiptar numëron 10 fitore dhe 1 barazim në karrierën e tij.
Florian Marku mban titullin kampion botë në kategorinë IBF International në peshën “welter”, titull që e ka fituar në shtator të vitit të kaluar.
Kjo do të jetë hera e dytë për të që e mbron këtë trofe. Dueli ndaj Chris Jenkins (22 fitore, 4 humbje e 3 barazime) është me 10 raunde.