AZGJ vendos bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë Publike dhe Prokurorinë Themelore Publike

Në kuadër të agjendës intensive të punës së sotme, drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela realizoi takim edhe në Prokurorinë e Lartë Publike, Shkup dhe me Prokurorinë Themelore Publike, Shkup, ku realizoi takim me udhëheqësit e këtyre dy institucioneve, z. Mustafa Hajrullahi dhe z. Gavril Bubevski.

Në takim drejtori Sela theksoi se e rëndësisë parësore është zbatimi i Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në punën e prokurorive publike të të gjitha niveleve dhe që AZGj-ja është e hapur për bashkëpunim, këmbim të mendimeve dhe konsultime profesionale. Njëherësh, theksoi se AZGj-ja përgatit botim që do ta përfshijë përdorimin e gjuhëve, me theks të veçantë sektorin gjyqësor dhe i njëjti planifikohet të promovohet së shpejti.

Nga ana tjetër u konstatua se ka gjendje të pavolitshme me ekipimin e burimeve njerëzore për përkthim dhe lekturim të akteve zyrtare dhe në këtë pjesë u dakorduan aktivitete që duhet të merren që të tejkalohet gjendja e këtillë dhe të mundësohet funksionimi i pandërprerë i këtyre dy prokurorive.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ganiu takon Baftiun, në fokus mundësia e hapjes së sportelit për punë sociale në Çair

Story i radhës

Marku: Mezi pres sfidën e radhës

Të fundit nga