Marka e njohur nën mbikëqyrje gjyqësore, dyshohet për shfrytëzim të punonjësve

1 minut lexim

Gjykata italiane vendosi sot nën mbikëqyrje gjyqësore kompaninë në pronësi të njësisë italiane të grupit francez të modës “Christian Dior”.

Ajo dyshohet për nënkontraktimin e prodhimit të saj me kompanitë kineze që sipas “Reuters” shfrytëzonin punëtorë.

Siç u tha, kompania nuk ka zbatuar masat e duhura për të verifikuar kushtet aktuale të punës apo aftësitë teknike të kompanive që ka punësuar.

Dior është kompania e tretë e modës që vihet në shënjestër nga një gjykatë e Milanos për çështje të ngjashme të punës, pas Armani Group në prill dhe kompanisë italiane të çantave të dorës vitin e kaluar.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Lidhja e Prizrenit – Ahmeti: Vazhdon të jetë gjallë me horizontin e Europës

Story i radhës

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit, vendet ku nesër do të ketë ndërprerje të rrymës

Të fundit nga