Lidhja e Prizrenit – Ahmeti: Vazhdon të jetë gjallë me horizontin e Europës

10 Qershori përmbledh dy ngjarje me rëndësi jetike për kombin tonë, Lidhjen Shqiptare të Prizrenit më 1878-tën dhe çlirimin përfundimtar të Kosovës nga trupat pushtuese serbe në vitin 1999. Më shumë se një shekull i ndan këto dy ngjarje, por kjo distancë kohore nuk ua prish përbashkinë, atë të trimërisë dhe ndërgjegjes së zgjuar kombëtare të bashkimit rreth kauzës së drejtë e të pastër të lirisë së kombit tonë.

Në frymën atdhetare të atij kuvendi historik në Prizren që asokohe vulosi fatin e ekzistencës së indit kombëtar në të gjitha trojet tona, kanë zanafillën e themelimit Lëvizja Popullore e Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ushtria Çlirimtare Kombëtare.

Lidhja vazhdon të jetë gjallë me horizontin e Europës para nesh drejt të cilit medoemos duhet të hapërojmë bashkë! Europa i njeh mirë vlerat tona dhe nuk ka asnjë dyshim se kombi ynë do të fitojë edhe këtë kauzë të mohuar padrejtësisht tashmë një kohë të gjatë!
https://www.facebook.com/share/p/FKSki2gdMFgy5eHb/

Story i mëparshëm

“Sistemi nën kontroll”, Dedaj: Presidenti kukull, nuk e shpërndanë dot parlamentin, tallen me të

Story i radhës

Marka e njohur nën mbikëqyrje gjyqësore, dyshohet për shfrytëzim të punonjësve

Të fundit nga