Marjorie Taylor Greene do të punojë me strukturën e re qe do të drejtohet nga Musk dhe Ramaswamy

November 22, 2024
1 minut lexim

Ligjvënësja republikane Marjorie Taylor Greene tha të enjten se do të kryesojë një nënkomision të Dhomës së Përfaqësuesve mbi Efikasitetin e Qeverisë, që do të punojë me miliarderin Elon Musk dhe biznesmenin Vivek Ramaswamy në një përpjekjet e tyre për të përmirësuar punën e qeverisë.

Miliarderi Elon Musk, drejtor ekzekutiv dhe miliarder i kompanisë Tesla dhe SpaceX si dhe biznesmeni Vivek Ramaswamy, ish-kandidat republikan për president dhe shef ekzekutiv i nje kompanie të bioteknologjisë, u ngarkuan nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump të bashkëkryesojnë një strukturë këshilltarësh të jashtëm që do të bëjnë rekomandime se si të zvogëlohet fuqia punëtore federale e të reduktohen rregulloret.

Nënkomisioni për Efikasitetin e Qeverisë që do të kryesohet nga zonja Greene u krijua nga kryetari i Komisionit të Mbikëqyrjes të Dhomës së Përfaqësuesve, James Comer.

“Me emocion njoftoj se do të kryesoj një nënkomision krejt të ri për të punuar krah për krah me Elon Musk dheVivek Ramaswamy”, shkruante zonja Greene në rrjetin social X.

Presidenti i zgjedhur Trump, zoti Musk dhe zoti Ramaswamy kanë paraqitur objektiva ambicioze në lidhje me atë që do të bëjë ai që do të njihet si Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), për të transformuar qeverinë. Kjo përpjekje ka siguruar publicitet dhe interes të gjerë mbi mënyrën se si do të funksionojë. Por detajet kanë qenë të pakta.

Të mërkurën, zoti Musk dhe zoti Ramaswamy publikuan një artikull ku thuhej se do të përdorin vendimet e fundit të Gjykatës së Lartë për të zhveshur nga pushteti agjencitë federale si dhe për të reduktuar rregulloret.

Zoti Trump ka thënë se zoti Musk dhe zoti Ramaswamy do të lëshojnë raporte dhe se dëshiron që struktura e re këshilluese të ketë një personel me njerëz “me inteligjencë të lartë”, si dhe që të zhvillojë mbledhje javore që do të transmetoheshin drejtpërdrejt./VOA

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kryetari i Butelit Kostovski sonte ka realizuar një takim miqësor me banorët e Lubotenit

Story i radhës

Xheneta për Gjestin: Kur ka kajt për mua, me ka bërë krenare!

Të fundit nga

ShkoLartë