marina franceze ndalon anijen cisterne qe lundronte nga rusia reagon macron e papranueshme te shkelet ligji detar 6a1d56a730fbb

Marina franceze ndalon anijen cisternë që lundronte nga Rusia, reagon Macron: E papranueshme të shkelet ligji detar

June 1, 2026
1 minut lexim

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë të ditur se Marina franceze ka ndaluar një anije cisternë të vendosur nën sanksione ndërkombëtare, e cila ishte nisur nga Rusia.

Sipas Macron, operacioni është zhvilluar dje në Oqeanin Atlantik, me mbështetjen e disa partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë edhe Britaninë e Madhe, dhe në përputhje të plotë me ligjin detar ndërkombëtar. Në një reagim në rrjetin social X, ai theksoi se veprime të tilla janë të papranueshme, duke akuzuar anijet që shmangin sanksionet se shkelin rregullat ndërkombëtare dhe kontribuojnë në financimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

“Është e papranueshme që anijet të anashkalojnë sanksionet ndërkombëtare, të shkelin ligjin e detit dhe të financojnë luftën që Rusia ka zhvilluar kundër Ukrainës për më shumë se katër vjet”, u shpreh Macron.

Ai shtoi gjithashtu se anijet që operojnë jashtë rregullave detare përbëjnë një rrezik më të gjerë, jo vetëm për sigurinë e lundrimit, por edhe për mjedisin. “Këto anije, të cilat nuk respektojnë rregullat bazë të lundrimit detar, përbëjnë gjithashtu një kërcënim për mjedisin dhe sigurinë e të gjithëve”, paralajmëroi presidenti francez.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

duroj dhunen ne kockat e tim eti rama ose do ta bejme shqiperine per vizionin qe me keni votuar ose shkoni me sazo gurin dhe arlindo dritegjatin 6a1d56139fd89
Lajmi i mëparshëm

“Duroj dhunën në kockat e tim eti”, Rama: Ose do ta bëjmë Shqipërinë për vizionin që më keni votuar, ose shkoni me Sazo Gurin dhe Arlindo Dritëgjatin

vazhdon sfida e rikuperimit osman azemi ne operimin e 10 te 6a1d573f2c715
Lajmi i radhës

Vazhdon sfida e rikuperimit, Osman Azemi në operimin e 10-të

Të fundit nga

ShkoLartë