Mariçiq – Veliaj: Maqedonasit dhe Shqiptarët rajonin kanë vendosur ta integrojnë në Bashkimin Europian

min lexim

Zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje evropiane, Bojan Mariçiq po qëndron për vizitë në Tiranë. Ai gjatë qëndrimit atje ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj me ç’rast të dy bashkë janë dakorduar se Maqedonasit dhe Shqiptarët rajonin kanë vendosur ta integrojnë në Bashkimin Europian, informon GAZETA.MK

Ky është postimi i plotë i Mariçiq:

Me Erion Veliaj njihemi dhe bashkëpunojmë që prej vitit 2001, kur në rrethana ende të paqarta të Ballkanit Perëndimor, ne zhvilluam programe rinore në sektorin civil për mendim kritik, për debate dhe mirëkuptim të ndërsjellë përmes diskutimit dhe jo dhunës.

Sonte si kryetar i komunës së Tiranës ishte nikoqir në një darkë pune në kuadër të nismës

“Dialogje për Ballkanin”, e cila na kujtoi angazhimet tona si aktivistë civilë. Sot, nga një distancë kohore prej 20 vitesh që nga ajo kohë, ne konfirmojmë bashkërisht se në rajonin tonë kanë mbizotëruar paqja dhe stabiliteti, toleranca dhe mirëkuptimi.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë më shumë storje të përbashkëta, njëra prej tyre është aspirata e përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe tjetra është bashkëpunimi në iniciativën Ballkan i Hapur, së bashku me Serbinë.

Maqedonasit dhe shqiptarët janë fqinjë dhe bashkëqytetarë të afërt, të cilët kanë vendosur ta udhëheqin rajonin përpara drejt një të ardhmeje të qartë dhe të parashikueshme evropiane.

Story i mëparshëm

SHÇBA del me njoftimin e rëndësishëm

Story i radhës

Abdulselam Selami: Nga nesër zero përqind TVSH për produktet ushqimore bazë!

Të fundit nga