Abdulselam Selami: Nga nesër zero përqind TVSH për produktet ushqimore bazë!

📌Të gjitha marketet të cilat shesin bukë, miell tip-400, qumësht me 2%, 3,2% dhe 3,5% yndyrë, sheqer i bardhë, vaj luledielli dhe produkte tjera të therura për ngrënie, oriz i bardhë dhe vezë, do të duhet më së voni deri nesër më 17 mars 2022 t’i përshtatin aparatet fiskale. Kjo do të thotë se të gjitha objektet shitëse të cilat i shesin produktet e lartëpërmendura gjate shitjes me pakicë, duhet të japin llogarinë fiskale me normën e tatimit 0%, respektivisht me shenjën “G” për mallra dhe shërbime të cilat janë të liruar nga tatimi i vlerës së shtuar.

📌Obligimi ligjor rrjedh nga Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për vlerën e shtuar me të cilin rregullohet lirimi nga tatimimi me TVSH për pruduktet ushqimore bazë.
Apelojmë tek të gjithë, që në kohë t’i përshtatin aparatet fiskale. Ky vendim do të zbatohet nga nesër, 17 mars dhe do të zgjat deri më 31 maj 2022.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mariçiq – Veliaj: Maqedonasit dhe Shqiptarët rajonin kanë vendosur ta integrojnë në Bashkimin Europian

Story i radhës

Eliminimi i Juventusit, reagon Allegri

Të fundit nga