Zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane dhe kryenegociatori me BE-në, Bojan Mariçiq, në takimin e sotëm të skriningut shpjegues për Kapitullin 10, “Shoqëria e Informacionit dhe Media”, tha se Maqedonia e Veriut tashmë ka ndërmarrë hapa për t’u përafruar me politikat ekzistuese të BE-së dhe se qëllimi kryesor i Qeverisë është ofrimi i shërbimeve publike cilësore për qytetarët dhe bizneset.
“Ne e njohim rëndësinë e transformimit të shoqërisë dhe sjelljes së mundësive të reja për bizneset dhe teknologjinë. Reformat tona janë të qëndrueshme, progresi ynë njihet dhe na jepen mundësi të reja përmes procesit të shqyrtimit, për të arritur standardet e BE-së në këtë kapitull më shpejt dhe më lehtë”.
“Qëllimi ynë është të sigurojmë një ekonomi të qëndrueshme dhe dixhitalizimin e shërbimeve të sektorit privat dhe publik”, tha zëvendëskryeministri Mariçiq në fjalimin e tij në Komisionin Evropian.