Mariçiq: Kemi shansin për integrim europian pa kushtëzime

1 minut lexim

Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq, apeloi qytetarët që të pranojnë propozimin francez si opsion për fillimin e negociatave me BE-në në gjuhën maqedonase, të njohur nga i gjithë Bashkimi Evropian.

“Konferenca ndërqeveritare dhe shqyrtimi janë hapat e parë të procesit të negociatave dhe për të gjitha vendet anëtare zgjati mesatarisht rreth 12 muaj. Pas kësaj do të vijojë hapja e kapitullit të parë dhe deri atëherë do të duhej që në Kushtetutën tonë të futen edhe tri bashkësitë e reja etnike, përveç shtatë ekzistueseve”, ka thënë Mariçiq në rrjetet sociale.

“Progresi ynë evropian.” ka shkruar Mariçiq, “nuk do të varet më nga çështjet historike që mbulon Bullgaria dhe për të cilat duhet të diskutojmë, por për të cilat askush nga pala maqedonase nuk do të mund të kushtëzohet”, pohon Mariçiq.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​I vetmi i këtij lloji, sintetizuesi bullgar i të folurit i krijuar për t’u përdorur nga njerëzit me dëmtime në shikim

Story i radhës

Erërat e forta dëmtojnë çatinë e një objekti në Duqanxhik të Shkupit (Foto)

Të fundit nga