Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiç në konferencën e sotme për shtyp tha se Arafat Muaremi nuk dha dorëheqje por i përfundoi mandati.
“Unë me sa di z.Muaremi nuk ka dhënë dorëheqje, por i kaloi mandati dhe vendosi që mos të kërkojë vazhdim, kështu që ky ishte vendim i tij personal, rreth pyetjes për suspendimin e prokurores Ruskoska, arsyet dhe argumentet për këtë duhet t’i kërkoni në Prokurorinë Publike, sepse vendimi për hapjen e procedurës disiplinore është e Këshillit të Prokurorëve Publik dhe vendimi për suspendim është e prokurorit Jovevski” – deklaroi Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiç.