Mariçiç: Nuk ka nevojë për referendum

min lexim

Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq kundërshton kërkesën e VMRO-DPMNE-së për organizimin e referendumit për miratimin e kornizës negociuese. Sipas tij, një shumicë prej 2/3 në Kuvend do të mjaftonte për t’i dhënë legjitimitet procesit. Referendumi i mundshëm sipas Mariçiç do të shërbente vetëm për pikë politike.

“Ju kujtohet kur opozita këmbënguli për referendum për marrëveshjen me Greqinë. Në vitin 2018, Qeveria e atëhershme e Zaevit pranoi që të organizonim një referendum, të cilin partia që e kërkoi, vendosi ta bojkotojë. Në atë mënyrë la një njollë, një hije në atë proces, megjithëse mund të merrte pjesë dhe të mbyllej ajo çështje. Mendoj se duhet të jetë një mësim për ne. Kemi kapacitet dhe legjitimitet të mjaftueshëm të institucioneve, veçanërisht Kuvendit, për të diskutuar, që përmes dialogut të arrijmë një shumicë prej 2/3, që është legjitimitet i mjaftueshëm për ndryshimet kushtetuese pa referendum. Ky është mendimi im personal, Qeveria nuk ka mendim. Mendimi im personal është se nuk ka nevojë për këtë dhe institucionet duhet të marrin përgjegjësi, në vend që të përdorin referendumin e mundshëm për pikë politike.”, tha Bojan Mariçiq, zv/kryeministër për eurointegrime.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

LSDM: Mickoski në parti t’u kërkojë falje që ka gënjyer

Story i radhës

​Disa rrugë do të mbyllen për qarkullim gjatë kalimit të eskortës së presidentit Meta

Të fundit nga