disa rruge do te mbyllen per qarkullim gjate kalimit te eskortes se presidentit meta 62d951185e1be

​Disa rrugë do të mbyllen për qarkullim gjatë kalimit të eskortës së presidentit Meta

July 21, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, sot do ta vizitojë Kosovën. Policia ka njoftuar se presidenti Meta do të jetë i shoqëruar nga një delegacion.

Policia e Kosovës gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

“Në kohën e ardhjes (pasdite) më 21 korrik, për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme, në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore ku pritet të kalojë eskorta. Po ashtu edhe në ditën e kthimit, më 23 korrik, sipas agjendës zyrtare do të ndërmerren veprimet e njëjta policore, të lëvizjes së eskortës, në rrugët të cilat përdoren për qarkullim të eskortës”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës po ashtu ka njoftuar se për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj kërkohet mirëkuptim nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

maricic nuk ka nevoje per referendum 62d9506b9e62e
Story i mëparshëm

Mariçiç: Nuk ka nevojë për referendum

e cuam djalin ne kembet e veta e morem ne arkivol familja nga kosova kallezon penalisht kliniken zhan mitrev ne shkup 62d9511b54059
Story i radhës

“E çuam djalin në këmbët e veta, e morëm në arkivol”, familja nga Kosova kallëzon penalisht klinikën “Zhan Mitrev” në Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë