Mariah Carey është paditur për shkelje të të drejtave të autorit për këngën e saj hit “All I Want For Christmas Is You” dhe gjobitur me 20 milionë dollarë amerikanë
Këngëtarja dhe producenti dhe kompozitori i saj Walter Afansieff janë paditur nga kantautori Andy Stone.
Kënga u publikua nga Carey në vitin 1994 si pjesë e albumit të saj “Merry Christmas” dhe ka vazhduar të njihet si një nga hitet më të njohura festive.
Në dokumentet ligjore të paraqitura në Gjykatën e SHBA-së në Distriktin Lindor të Luizianës, Stone pretendon se ai e ka shkruar këngën në vitin 1989 dhe nuk ka dhënë kurrë leje që ajo të përdoret.
Dokumentet, akuzojnë Carey dhe bashkëpunëtorët e saj se kanë shkelur me vetëdije, me dashje dhe qëllimisht të drejtat e autorit të këngës së Stone.
Stone ka kërkuar një dëmshpërblim prej 20 milionë dollarësh.
“Merry Christmas” u publikua nga “Columbia Records” më 1 nëntor 1994 dhe u bë albumi më i shitur i Krishtlindjeve i të gjitha kohërave, në SHBA me më shumë se 15 milionë kopje në mbarë botën.