Dortmundi e ka filluar me këmbë të mbarë edicionin e ri në Bundesliga I.
Verdhezinjtë shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Bayer Leverkusenit, në derbin e javës së parë.
Në pjesën e parë u shënuan goli i fitores së madhe.
Futbollisti Marco Reus në minutën e 9-të, me dinakërinë e tij ka shënuar për fitoren e madhe.
Në minutën e 90+3, portieri i Leverkusenit, Hradecky, u ndëshkua me karton të kuq.
Edhe Leverkuseni bëri lojë të mirë por nuk arritën të marrin pikë nga ky udhëtim.